Integrimi
Diaspora fitoi në zgjedhjet lokale
Nga tre përfaqësuesit e diasporës sa kanë marrë pjesë në garën zgjedhore, dy prej tyre janë zgjedhur kryetarë komunash, njëri në Mitrovicë dhe tjetri në Ferizaj
Zgjedhjet e fundit lokale dëshmuan se qytetarët e Kosovës dinë ta respektojnë angazhimin dhe përkushtimin e diasporës për atdhe. Nga tre përfaqësuesit e mërgatës sa kanë marrë pjesë në garën zgjedhore, dy prej tyre janë zgjedhur kryetarë komunash, njëri në Mitrovicë dhe tjetri në Ferizaj.
Agim Bahtiri një afarist që veproi në shtetet skandinave, është zgjedhur kryetar i komunës së Mitrovicës, ndërsa veprimtari tjetër nga Gjermania, Muharrem Sfarqa është zgjedhur kryetar i komunës së Ferizajt.
Ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli, ka thënë se Kosova ka nevojë për dijen dhe përvojën e diasporës. Ai ka thënë për “Epokën e re” se zgjedhja e këtyre dy personaliteteve në krye të komunave është mesazh i mirë për të ardhmen e Kosovës.
Të dy kandidatët i kanë ftuar edhe bashkatdhetarët e tjerë të vijnë dhe t’i sjellin në Kosovë investimet dhe përvojën e tyre. Sipas tyre, kjo fitore duhet të jetë një refleksion pozitiv për të gjithë ata
shqiptarë që kanë aftësi intelektuale dhe politike për t’u kthyer në Kosovë.
“Rastet e tilla mendoj se duhet të jenë edhe më tutje inkurajuese që edhe personat e tjerë të vijnë në Kosovë të ndihmojnë dhe të jenë pjesë e jetës publike në Kosovë. Kontributi i tyre do të ishte shumë i madh qoftë me investimet e tyre, qoftë me përvojën menaxheriale, e cila do të jetë në interes të shtetit të Kosovës”, ka thënë ministri Makolli.
Ai ka deklaruar se Kosova ka nevojë për dijen dhe kapitalin e bashkatdhetarëve.
“Ardhja e tyre mendoj se është një rast i mirë dhe dëshmon përkushtimin e mërgimtarëve tanë për të kontribuar për vendin e tyre, duke sjellë përvojën që kanë përfituar në vende të ndryshme të botës perëndimore”, është shprehur Makolli.
Sipas tij, është mirë që mërgimtarët po gjejnë hapësira tek partitë politike këtu në Kosovë.
Kryetari i ri i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka thënë se gatishmëria e mërgimtarëve për të ardhur dhe për të investuar në Kosovë është një shpresë e mirë për të ardhmen e qytetarëve të këtij
vendi.
“Njerëzit që janë jashtë kanë një përvojë, dinë se si të menaxhohet komuna, dinë të hapin vende pune. Fatbardhësisht kanë ardhur dy veta, por shpresoj se në të ardhmen do të vijnë edhe më shumë bashkatdhetarë tanë”, ka thënë Bahtiri, duke i ftuar bashkatdhetarët të vijnë dhe të investojnë në shtetin e Kosovës.
Ndërsa kryetari i ri i komunës së Ferizajt, Muharrem Sfarqa, ka thënë se kjo fitore është një plotësim moral për të gjithë ata bashkatdhetarë të cilët e kanë ndihmuar Kosovën në kohët më të rënda.
“Në përgjithësi në këto zgjedhje ka pasur reflektim pozitiv ndaj mërgatës shqiptare, e cila, si gjithherë, ka qenë në funksion të realizimit të obligimeve ndaj atdheut. Edhe kjo fitore është një
satisfaksion moral për krejt kontributin e mërgatës shqiptare që kanë dhënë për periudhat më të rënda për Kosovën”, ka thënë Sfarqa.
Ai ka bërë me dije se gjatë qeverisjes së tij do të hapet edhe një zyrë për investimet që vijnë nga diaspora.
“Në komunën e Ferizajt në të ardhmen do të bëjmë një zyrë për investime, e cila do t’i përgjigjet ekskluzivisht kryetarit. Kjo zyrë do të merret me orientimet e investimeve që do të vijnë nga jashtë, në
veçanti nga njerëzit tanë”, ka thënë Sfarqa.
Përveç këtyre dy bashkatdhetarëve, ka qenë edhe një kandidat tjetër i ardhur nga diaspora, Isuf Musliu i cili kandidoi si i pavarur për kryetarë të Shtimes. Musliu dështoi në raundin e parë zgjedhor
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











