Lajme
Diasporës së Shqipërisë i mohohet e drejta në zgjedhjet e 25 prillit
Ka mbetur më pak se një muaj nga zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 25 prill në Shqipëri, qytetarët e këtij vendi që jetojnë jashtë shtetit nuk do të kenë mundësi ta ushtrojnë të drejtën e tyre të votës, transmeton albinfo.ch.
Numri i shtetasve shqiptarëve jashtë vendit, sipas INSTAT, është rreth 1,64 milionë banorë. Kjo shifër është sa gati 57% e atyre që jetojnë brenda vendit, që sot janë rreth 2,87 milionë, sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
E drejta e tyre për të votuar për vendin e lindjes, nuk është në agjendën e këtyre zgjedhjeve.
Që në muajin janar të këtij viti, përfaqësuesit e opozitës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve refuzuan të kalojnë aktet nënligjore për votën e shtetasve jashtë vendit.
Qeveria aktuale, në krye me Edi Ramën, thonë se i gjithë faji është nga partitë opizitare që nuk e miratuan për të kaluar akti për votimin e diasporës.
Ata akuzojnë PD-në se qëllimisht ka bllokuar votën e Diasporës përmes përfaqësuesve të saj në KQZ, të cilët “patën paturpësinë të kishin si përgjigje heshtjen refuzuese”, thonë ata. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja Këngëtarja turke Simge Sağın tregon origjinën shqiptare dhe bën shqiponjën (Video) ... -
Dy shqiptarë arrestohen pas ndjekjeje të rrezikshme në autostradën A15 në Itali -
Itali
Projekti “Biblioteka shqip” pasuron bibliotekat në jug të Italisë me libra në gjuhën shqipe -
Pikat kufitare: Pritje jo më të gjata se 20 minuta për të dalë nga Kosova -
Chair Airline nis fluturimet direkte Vlorë-Cyrih
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja












