Kosova
Dhurohen 41 mijë teste për COVID-19 në Kosovë
41 mijë pako teste dhurohen nga UNDP, të financuara nga Luksemburgu dhe Austria
Është bërë e ditur se qeveria e Dukatës së Madhe të Luksemburgut përmes LuxDev S.A. dhe Qeveria e Austrisë, përmes Bashkëpunimit Austriak për Zhvillim, në partneritet me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) i dhuroi sot Institutit Kombëtar për Shëndetësi Publike të Kosovës (IKShPK) dhe Ministrisë së Shëndetësisë 41.000 komplete testimi për COVID 19, shkruan albinfo.ch.

Në këtë ngjarje morën pjesë Armend Zemaj, ministër i Shëndetësisë, Valbona Bogujevci, Ndihmëse e Përfaqësues së Përhershme në UNDP, z. Christoph Weidinger, Ambasador i Austrisë në Kosovë si dhe zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë dhe IKSHPK-së.
Ministri Zemaj u shpreh shumë falënderues për këtë kontribut të çmuar, për të cilin tha se do t’i ndihmojë institucionet e Kosovës për ballafaqim me pandeminë Covid-19.
“MSH dhe IKSHP janë shumë falënderues për këtë kontribut, i cili lehtëson punën e institucioneve dhe njëkohësisht krijon mundësi për rritjen e testimeve për diagsostikim të Covid-19”, tha ministri Zemaj.

Ambasadori austriak, Christoph Weidinger, tha se është i lumtur që qeveria e vendit të tij dhe partnertët e tjerë po e ndihmojnë popullin e Kosovës në luftimin e pandemisë Covid -19.

Nga ana tjetër, Valbona Bogujevci tha se është shumë me rëndësi që në këtë fazë sikurse institucionet që duhet të përkujdesen për qytetarët, edhe këta ta bëjnë të njëjtën gjë duke ua lehtësuar punën institucioneve në menaxhimin e pandemisë Covid -19.
Komletet për testim janë blerë me 500,000 euro, nga marrëveshja me Qeverinë e Dukatës së Madhe të Luksemburgut përmes Lux Development S.A dhe marrëveshjes me Qeverinë e Austrisë përmes Bashkëpunimit Austriak për Zhvillim në vlerë të përgjithshme prej 250,000 eurosh. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri Finalja e madhe zhvillohet të premten më 3 prill në ora 20:15, ku fituesi do të... -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm shënohet me aktivitete kulturore nga Ambasada e Kosovës -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“














