Bota
Dhjetëra të vrarë pas shpërthimeve jashtë qendrave të votimit në Pakistan
Paksitani edhe gjatë ditës së zgjedhjeve u përball me dhunë e shpërthime.
Një vetëvrasës me bomba ka shpërthyer jashtë një qendre votimi në qytetin Quetta, raporton BBC, përcjell Albinfo.ch.
Tutje, nga shpërthimet kanë mbetur të vrarë dhjetëra votues në Pakistan.
Pakistani gjatë ditës së zgjedhjeve është goditur prapë nga dhuna.
Miliona votues dolën në zgjedhjet të cilat u mbajtën në Pakistan. Pavarësisht shpërthimeve, votimi u mbyll në kohë zyrtare në 18:00, ndërsa sipas BBC, numërimi është në proces.
Sipas rezultateve paraprake dhe jozyrtare, partia Pakistani Tehreek-e-Insaf (PTI) i Z. Khan po udhëheq aktualisht në rreth 100 vende të asamblesë kombëtare, ndërsa Lidhja Muslimane Pakistan-Naëaz (PML-N) është në krye me rreth 60 vende.
Pjesëmarrja në zgjedhje është vlerësuar në mes të 50% dhe 55%, nga 106 milionë votues të regjistruar.
Fushata është lënë në hije nga shqetësimet e mashtrimit dhe dhunës, dhe Komisioni i të Drejtave të Njeriut i Pakistanit thotë se ka pasur “përpjekje të hapura” për të manipuluar anketat.
E-Diaspora
-
Nesër në Bernë: Ejani në manifestimin “Kurora e Lirisë” Manifestimi organizohet nga Këshilli i Shoqatave Kulturore Shqiptare në Zvicër në nderim të sakrificës së shenjtëpër... -
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027 -
Slloveni
Ganimet Shala, e vetmja shqiptare që kandidon për deputete në Slloveni -
Bau Investment Schweiz AG zgjeron portofolin me një nga projektet rezidenciale më të larta në Effretikon -
Zvicër: Sa flitet gjuha shqipe në shtëpi
Jeta në Austri
-
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027 Afati i aplikimit për prindërit shqiptarë në shkollat publike austriake është i hapur deri më 31... -
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri















