Bota
Dhjetëra studentë gjykohen për terrorizëm në Turqi
Në Stamboll, 22 studentë nga një prej universiteteve të Turqisë po gjykohen nën akuzat për terrorizëm. Rasti ka marrë një rëndësi të veçantë mes kritikave në rritje lidhur me shtypjen që vazhdon ndërsa në atë vend ende mbretëron gjendja e jashtëzakonshme.
Studentë të Universitetit të Bosforit u arrestuan për organizim të një kundër-proteste ndaj atyre që mbështesnin operacionet ushtarake turke në Siri kundër një grupimi ushtarak kurdo-sirian të njohur me inicialet YPG, shkruan një media shqipëtare, përcjell albinfo.ch.
Mbështetës dhe familjarë të studentëve u mblodhën para gjykatës një ditë më parë, ndërsa vazhdonte gjykimi i tyre. Tevfik Tulay është babai i një studenti të arrestuar.
“Të gjithë jemi kundër luftës. Lufta është e gabuar. Ajo që është e ndershme tani është mbështetja e paqes. Është e lehtë të luftosh, por shumë e vështirë të qëndrosh për paqe, ne po bëjmë këtë të fundit.”
Ozgur, është mamaja e një studenti tjetër që po gjykohet.
“Kemi ardhur të marrim fëmijët tanë. Ata janë të pafajshëm. Ata hodhën disa slogane dhe qëndruan afër një parulle gjatë demonstratës, për këto akuzohen. Duam të besojmë drejtësinë dhe erdhëm të marrim fëmijët tanë.”
Avokatët për 14 studentët që janë të ndaluar prej më shumë se 2 muajsh, thonë se disa prej tyre janë rrahur dhe abuzuar, përcjell albinfo.ch.
Arrestimet pasuan fjalimin e Presidentit Rexhep Taip Erdogan, ku ai i etiketoi studentët si terroristë pasi po protestonin operacionet ushtarake në Siri. Kohët e fundit, Erdogan ka vënë në shënjestër universitetin në mënyrë të përsëritur si qendër rebelimi, duke nxitur dyshimet se pas shtypjes fshihen qëllime politike.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












