Shkurt.ch
Dhjetëra mijë veta vizituan “Javën Botanica 2012”
Dhjetëra mijëra njerëz morën pjesë në javën e gjashtë të kopshteve botanike, Botanica. Për nëntë ditë me radhë, 23 kopshte botanike në Zvicër hapin dyert e tyre dhe ofrojnë më shumë se 100 aktivitete, kryesisht falas, nën temën “Back to Nature”.
Kjo temë u zgjodh për nder të treqindvjetorit të lindjes së filozofit dhe shkrimtarit Jean-Jacques Rousseau i cili kishte një “pasion për botanikën” kanë sqaruar të shtunën organizatorët në deklaraten e tyre.
Për organizatorët, kjo ngjarje duhet tu mundësojë vizitorëve njohjen e punës të kopshtarëve, botanistëve dhe arkitektëve të peisazhit. Ata gjithashtu tregojnë se synojnë të rrisin ndërgjegjësimin e publikut për mbrojtjen e mjedisit dhe të prezantojnë veprimet e tyre konkrete dejt ruajtjes së llojeve të rrezikuara të florës zvicerane.
Zvicra është një ndër vendet me numrin më të madh të kopshteve botanike. Dymbëdhjetë janë të vendosura në pjesën frankofone të Zvicrës, dhjetë në pjesën gjemanofolëse dhe një në Ticino (Brissago).
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












