Kosova
Deutsche Welle: Kosova ngre alarmin për sulme të mundshme në veri
Deutsche Welle ka raportuar se autoritetet në Kosovë kanë ngritur alarmin për sulme të reja të mundshme në veri të Kosovës.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se ish-nënkryetar i Listës Serbe, Milan Radoiçiq, po përgatit sulme të reja ndaj Kosovës, bashkë me grupin që ka kryer sulmin e 24 shtatorit, përcjell albinfo.ch.
Duke u bazuar në informacione të inteligjencës kosovare, Kurti përmendi disa lokacione në Serbi, ku grupi, sipas tij, po kryen trajnime, përfshirë poligone ushtarake të Serbisë, ndërsa pretendimet e tij u hodhën menjëherë poshtë nga Ministria Serbe e Mbrojtjes.
“Kumtimi i urdhrit për sulmin në Banjskë ishte dhënë në ambientet e kompanisë Novi Pazar Put, në pronësi të Zvonko dhe Zharko Vesellinoviq, që kanë qenë partnerë biznesi të Radoçiqit. Pas sulmit terrorist, Millan Radoiçiq u lirua nga gjykata serbe në kohë rekorde. Ai tash po vazhdon përgatitjet për sulme të tjera në Kosovë, bashkë me disa pjesëtarë të organizatës terroriste Mbrojtja Civile. Radoiçiq është duke mbajtur takime të rregullta me zyrtarë të lartë të inteligjencës serbe (BIA)”, ka thënë ai.
“Ambientet e firmës, Jabllanovica në Rashkë, si ato të Novi Pazar Put, po përdoren për strehimin dhe ruajtjen e automjeteve dhe mjeteve eksplozive për sulmet e ardhshme nga Radoiçiq dhe grupi i tij. Realisht, në këtë ndërtesë strehohen disa anëtarë të ‘Mbrojtjes Civile’, që kryejnë vëzhgime në territorin e Kosovës”, tha Kurti. Ai po ashtu përmendi edhe një poligon të ushtrisë serbe në Peshter, ku sipas tij, kanë rinisur ushtrimet e një grupi prej 60 personash të “Mbrojtjes Civile”, që sipas Kurtit “kanë marrë pjesë në sulmin në Banjskë”.
Ndryshe, “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut” janë dy organizata të serbëve të veriut në Kosovë cilësohen organizata terroriste.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












