Ekonomi
Deutsche Bank do të ulë numrin e punëtorëve
Të ardhurat neto prej 120 milionë eurosh ishin nën parashikimin prej 379 milionë

Deutsche Bank mori një tjetër goditje ditën e premte, pasi fitimet neto pësuan një rënie prej 79 për qind në tremujorin e parë.
Të ardhurat neto prej 120 milionë eurosh ishin nën parashikimin prej 379 milionë, sipas një sondazhi të Reuters.
Banka njoftoi planet për të reduktuar ndjeshëm fuqinë e saj punëtorë gjatë pjesës tjetër të vitit 2018, veçanërisht në bankat e saj të korporatave dhe investimeve. Ajo gjithashtu synon të zvogëlojë veprimet në shitjen e obligacioneve dhe tregtimin e aksioneve, veçanërisht në Shtetet e Bashkuara dhe Azi. Sipas bankës, shkurtimet janë një lëvizje për t’u bërë më të fokusuar te klientët e saj, shkruan ‘Scan’.
Huadhënësi me qendër në Frankfurt është nën shqyrtim nga aksionarët për shkak të humbjeve të njëpasnjëshme gjatë këtyre tri viteve, duke përfshirë edhe atë të vitit 2017 prej 497 milionë euro, përcjell albinfo.ch.
Të ardhurat për tremujorin ishin ulur me 5 për qind në pjesën e parë të këtij viti në 7 miliardë euro, nën presionin e vlerësimit të euros kundrejt dollarit dhe të ardhurave më të ulëta të korporatave dhe investimeve, të cilat ranë 13 për qind nga viti në vit në 3.8 miliardë euro. Të ardhurat për të gjitha bizneset gjithashtu u evidentuan në rënie nga viti në vit.
E-Diaspora
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë Mësohet se një operacion rutinë i karabinierëve në lagjen Navile të Bolonjës ka çuar në arrestimin...
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
Jeta në Austri
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj Një rritje e ndjeshme e aplikimeve universitare nga shtetas të vendeve të treta ka bërë që...
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti