Lajme
”Deutsche Bahn” kërkon 21 mijë punëtorë
Kompania gjermane hekurudhore ‘Deutsche Bahn’ njoftoi se synon të punësojë të paktën 21,000 punonjës të rinj këtë vit, duke përfshirë 5,200 të trajnuar, transmeton Albinfo.ch.
Kompania shtetërore po kërkon rreth 770 dispeçerë, 740 shoferë trenash dhe rreth 740 teknikë, njoftoi një përfaqësues i ‘Deutsche Bahn’ për gazetën ‘Bild’.
Ndërsa ‘Deutsche Bahn’ punësoi 22,000 punonjës në vitin 2021, kompania ka humbur mijëra punonjës çdo vit, kryesisht për shkak të daljes në pension.
“Ekziston një kërkesë vjetore prej rreth 2,000 makinistash të rinj”, tha kompania.
Numri i punonjësve të ‘Deutsche Bahn’ në Gjermani u rrit me 2,000 vitin e kaluar pas një rritje prej 5,000 në vitin 2020.
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









