Lajme
Deutche Bank arrin fitime rekorde më 2022
Fitimet e “Deutsche Bank” në vitin 2022 ishin më të lartat në 15 vjet, falë një strategjie të re, dhe një kredie të madhe tatimore, tha sot shefi i bankës, Christian Sewing.
Sewing konfirmoi qëllimin e “Deutsche Bank” për një rritje të qëndrueshme në vitet e ardhshme, dhe rritjen e mëtejshme të fitimeve për aksionerët.
“Fitimet e bankës para taksave u rritën 65% vitin e kaluar, duke arritur në 5.6 miliardë euro (61.6 miliardë dollarë). Të ardhurat neto janë dyfishuar nga viti në vit në rreth 5.7 miliardë euro”, tha banka.
Pas uljes së normave të interesit për zotëruesit e obligacioneve, aksionerët kishin më shumë se 5 miliardë euro fitime, nga 1.9 miliardë euro, një vit më parë, transmeton dpa, përcjell albinfo.ch.
Banka përfitoi gjithashtu një kredi tatimore të njëhershme prej 1.4 miliardë euro.
Sipas parashikimeve, banka pritet të arrijë nivele të larta të fitimit, të ngjashme me ato përpara krizës financiare të vitit 2008.
Në vitin 2007, një vit rekord, “Deutsche Bank” arriti një fitim para taksave, prej më shumë se 8.7 miliardë euro.
Por, banka u detyrua të bënte ndryshime të konsiderueshme pas krizës, pas së cilës raportoi humbje për pesë vjet radhazi, deri në vitin 2019.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë ka njoftuar se procesi i votimit është duke u zhvilluar... -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë











