Shqipëria
Detaje nga rasti që tronditi Laçin
Përplasja me armë mbrëmjen e të dielës në qytetin e Laçit u mori jetën dy kushërinjve Mikel Jushi e Jani Jushi.
Vizion Plus ka mundur të sigurojë foton e dy viktimave, ndërsa mësohet se njëri prej tyre ka qenë dhe ish-futbollist.
Kevin Jushi, i cili së fundmi mbante emrin Jani Jushi, ka qenë futbollist i ekipit të Laçit dhe atij të Kastriotit.
Dy viktimat njiheshin si njerëz të qetë, ndërsa Mikeli ishte dhe pronar i një lokali në qendër të qytetit të Laçit, përcjell albinfo.ch.
Shkak i ekzekutimit të dy të rinjve u bë një konflikt i çastit në një lokal ku dy palët kanë dalë jashtë për t’u sqaruar.
Gjatë këtij momenti autorët, të cilët janë identifikuar nga policia si Markel Bushi 25 vjeç, Vincens Pali (Bushi) dhe Manuel Bushi 23 vjeç kanë nxjerrë armët duke detyruar viktimat që të largohen me vrap.
Por autorët i kanë ndjekur ata për rreth 100 metra dhe më pas kanë hapur zjarr drejt tyre.
Si pasojë e plagëve të marra dy viktimat kanë ndërruar jetë në një spital privat në Tiranë. Sipas policisë, dy prej autorëve janë vëllezër dhe tjetri kushëri i tyre.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë Eventi prestigjioz në Vjenë, Spiropali përfaqëson Shqipërinë... -
Francë
Shoqëria “Iliria” organizon festimin e Pavarësisë së Kosovës në Francë -
Gjermani
Marigona Qerkezi rikthehet në skenën gjermane me ‘Nabucco’ -
Kreuzlingen
Ansambli “Drita” organizon festë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës në Kreuzlingen -
SHBA
Ina Kosturi nderohet me medalje bronzi në “Global Music Awards” në SHBA
Jeta në Austri
-
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë Eventi prestigjioz në Vjenë, Spiropali përfaqëson Shqipërinë... -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro















