Lajme
Detaje nga rasti i të infektuarit me koronavirus në Zvicër
Kjo sëmundje po vazhdon të përhapet, derisa ka përfshirë disa vende evropiane
Autoritetet zvicerane konfirmuan rastin e parë të koronavirusit të ri në këtë vend.
Ai është një burrë 70-vjeçar, i cili u testua pozitiv në kantonin jugor të Ticinos, në kufirin me Italinë.
“Personi i infektuar ishte në Itali rreth dhjetë ditë më parë dhe mori pjesë në një ngjarje afër Milanos”, tha ministria zvicerane e shëndetësisë, në një deklaratë.
Njerëzit me të cilët ky person kishte kontakte janë futur në karantinë për 14 ditë, transmeton Evropa e Lirë.
Autoritetet zvicerane thanë se nuk ishte e nevojshme në këtë fazë të merren masa të mëtejshme, siç është mbyllja e shkollave, përcjell albinfo.ch.
Shpërthimi më i madh i virusit në Evropë është aktualisht në Itali, me më shumë se 280 infeksione dhe 11 vdekje.
Virusi i ri tashmë ka vrarë më shumë se 2,600 njerëz, shumica e tyre në Kinë, dhe është përhapur në rreth 30 vende të tjera, raporton Reuters.
Numri i personave të infektuar është rritur në 80.114. Rumania dhe Austria konfirmuan gjithashtu rastet e para me koronavirus. Koronavirusi shkakton simptome të ngjashme me pneumoninë. Ende nuk ka vaksinë për të.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











