Lajme
Destani, me apel për mërgimtarët nga Maqedonia: Regjistrohuni!
Biznesmeni i njohur shqiptar, Lazim Destani, u ka bërë apel mërgimtarëve nga Maqedinia e Veriut që të marrin pjesë në procesin e regjistrimit të popullsisë, shkruan Albinfo.ch.
Sipas tij, ky nuk është vetëm akt qytetar, por gjithsesi është edhe akt kombëtar.
“Regjistrimi i popullatës së një vendi vërtet është një akt me karakter statistikor, por bazuar në sistemin juridik e kushtetues që ka Maqedonia e Veriut, regjistrimi është shumë më shumë se thjesht statistikë. Sipas këtij sistemi, rezultatet e regjistrimit e përcaktojnë edhe bazën juridiko-kushtetuese për gjithçka që na takon si etni në këtë vend”, ka shkruar ndër tē tjera Destani.
Postimi i plotë:
Apel mërgimtarëve nga Maqedonia e Veriut, REGJISTROHUNI !
Të nderuar pjesëtarë të diasporës sonë, qytetarë shtetas të Maqedonisë së Veriut, përmes këtij apeli po Ju drejtohem për ta theksuar e për ta risjellë në vëmendjen e çdonjërit peshën e jashtëzakonshme që ka akti i regjistrimit pasi ky nuk është vetëm akt qytetar por gjithsesi është edhe akt kombëtar, andaj, REGJISTROHUNI!
Si anëtar i Këshillit Koordinues të Diasporës sonë, Ju bëj thirrje të gjithëve kudo që ndodheni jashtë vendit, me punë e aktivitete anekënd botës.
Siç jeni në dijeni, tashmë gati dy dekada pas regjistrimit të fundit, nga data 1 mars ka nisur regjistrimi i popullatës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ndërsa përfundon më 21 prill.
Ashtu siç jemi treguar gjithmonë të gatshëm dhe aktiv për mbrojtjen dhe avancimin e çështjes sonë kombëtare, le të tregohemi të vëmendshëm edhe tani në këtë moment historik, kur gjithsecili prej nesh duke i dalë zot familjes dhe pronës së vet, do ta dëshmojmë se dimë t’i dalim zot hises që na takon në shtëpinë tonë të përbashkët.
Regjistrimi i popullatës së një vendi vërtet është një akt me karakter statistikor por bazuar në sistemin juridik e kushtetues që ka Maqedonia e Veriut, regjistrimi është shumë më shumë se thjesht statistikë. Sipas këtij sistemi, rezultatet e regjistrimit e përcaktojnë edhe bazën juridiko-kushtetuese për gjithçka që na takon si etni në këtë vend.
Ky është linku i aplikacionit të publikuar nga Enti Shtetëror për Statistikë ku duhet të regjistroheni vetë, duke e plotësuar online formularin sipas udhëzimeve të dhëna:
https://census.stat.gov.mk/al/
Regjistrohuni sa më parë që të jetë e mundur dhe pa humbur kohë, si dhe shpërndajeni njoftimin te të afërmit dhe miqtë tuaj që mund të jenë të painformuar!
E-Diaspora
-
Revista e manifestimit “Kurora e Lirisë”, një publikim që sjell standard të ri Kjo revistë përfaqëson një ndër botimet e para të këtij niveli, e cila sjell një format... -
Two.jobs sjell inovacion në Social Media Recruiting në HR Festival Europe 2026 -
Në Bernë promovohet libri “Klithma” i autores Alketa Gashi-Fazliu -
Nga familja në shërbim të qytetit: çifti shqiptar zgjidhet në Këshillin Komunal të Yverdon-les-Bains -
Nesër në Bernë: Ejani në manifestimin “Kurora e Lirisë”
Jeta në Austri
-
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027 Afati i aplikimit për prindërit shqiptarë në shkollat publike austriake është i hapur deri më 31... -
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri












