Maqedonia
Dështon seanca e Kuvendit të Maqedonisë ku do të flitej për ligjin për gjuhët

Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi caktoi për sot në mesditë vazhdimin e seancës, e ku në rend e ditës ishte edhe Ligji për përdorimin e gjuhëve, për të cilin VMRO-DPMNE opozitare ka parashtruar 35.000 amendamente.
Por koordinimi i grupeve parlamentare nuk solli zgjidhje konkrete pasi VMRO-DPMNE-së nuk pranoi të kthehej në Kuvend.
Televizioni “Alsat” raporton se nesër ka mundësi të caktohet seanca për leximin e tretë dhe shqyrtimin e mbi 35 mijë amendamenteve për ligjin për përdorimin e gjuhëve, megjithatë partitë nuk e kanë konfirmuar një gjë të tillë, përcjell albinfo.ch.
Një ditë më parë, dy liderët Zoran Zaev dhe Hristijan Mickovski, pas takimit në Qeveri, deklaruan se qëndrimet e tyre sa i takon ligjit për përdorimin e gjuhëve, mbeten diametralisht të kundërta.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Dr. Kaltrina Zahiti: Për një trajtim më të përgjegjshëm të syve Rekomandoj kontrolle të rregullta të fëmijëve, gjithsesi para hyrjes në shkollë. Shumë sëmundje mund të shërohen...
-
Gjermani: Arrestohet mërgimtari në trenin Euro-City, kishte dokumente false
-
Burgim i përjetshëm për shqiptarin, ka vrarë bashkatdhetarin e tij
-
Si mund të votojnë shqiptarët jashtë vendit për Shqipërinë në Eurovision 2025?
-
Nga Suedia, Rina Januzi nominohet në “Netët e Klipit Shqiptar 2025”
Jeta në Austri
-
Pesë mënyra se si mund të kurseni para kur blini ushqim në Austri Nga pazaret e tregut te programet e besnikërisë së supermarketeve, ka shumë mënyra për t’i bërë...
-
Vjena sheh rritje 30% të rasteve të mbidozës së drogës tek adoleshentët
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri
-
Austriakët arritën rekord prej 27.5 milionë udhëtime pushimesh
-
Domethënia e zgjedhjeve të Vjenës për të huajt, sezoni i alergjive dhe ngjarjet kryesore të javës në Austri