Kosova
Dështon rezoluta e opozitës për vizat
Ka dështuar të votohet rezoluta e propozuar nga partitë opozitare LDK-ja dhe Vetëvendosje lidhur me dështimet e koalicionit qeverisës për liberalizimin e vizave.
42 deputetë kanë marrë pjesë në votim, 40 ishin pro, ndërsa 1 kundër e një abstenim. Kjo ka bërë të pamundur vendimmarrjen në Kuvend. Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka kërkuar nga Qeveria që të dalë me një qëndrim rreth lajmeve për tërheqjet e njohjeve që, sipas tij, janë shqetësuese dhe të dëmshme për shtetin e Kosovës, shkruan albinfo.ch
E shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka kritikuar Qeverinë për moszbatimin e pakos së reformave evropiane. Konjufca tha se kjo pako ka mbetur vetëm diskurs politik i thatë dhe elektoral.
Ai ka folur edhe për vizitën e fundit të komisarit Johanes Hahn në Kosovë, me ç’rast u shpreh se Hahn është dashur të shpallë pakon e dytë të agjendës së reformave, por në mungesë të impelemtimit të pakos së parë, nuk kishte mundur. Sipas tij, Kosova qëndron keq në secilën prej shtyllave që ka agjenda. Konjufca shtoi se nuk ka vullnet politik për luftimin e korrupsionit.
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025











