Lajme
Dështon privatizimi i Brezovicës
Kompania franceze “MDP Consulting – Compagnie des Alpes” ka dështuar t’i sigurojë mjetet e nevojshme financiare për implementimin e fazës së parë të Projektit “Brezovica”
Komiteti Drejtues Ndërministror i Qeverisë së Kosovës konfirmon se Konzorciumi i udhëhequr nga Kompania franceze “MDP Consulting – Compagnie des Alpes” ka dështuar të përmbushë përmbylljen financiare dhe të sigurojë mjetet e nevojshme financiare për implementimin e fazës së parë për Zhvillimin e Projektit të Brezovicës.
Prandaj, sipas një njoftimi lëshuar nga Ministra e Tregtisë dh Industrisë, Qeveria ia ka shkrepur marrëveshjen më këto konzorcium.
“Si rrjedhojë e pamundësisë së Partnerit Privat për të siguruar mjetet financiare në përputhje me termat dhe kushtet e Marrëveshjes së Partneritetit Publikë Privat (PPP) dhe propozimin detyrues nga Partneri Privat, Komiteti Drejtues Ndërministror në përputhje me kontratën ka marrë vendim për të shkëputur Marrëveshjen e PPP-së dhe për ekzekutimin e sigurimit të tenderit të Partnerit Privat (500.000 euro)”, thuhet në njoftim.
Veprimet juridike të ushtruara nga ana e Qeverisë, siç thuhet, janë plotësisht në përputhje me termat dhe kushtet e Marrëveshjes së PPP-së dhe të gjithë legjislacionin përkatës. “Edhe pse ky nuk është rezultati i preferuar i përfundimit të procesit të Marrëveshjes së PPP, është e nevojshme për të mbrojtur interesin publik dhe për të minimizuar rreziqet financiare që lidhen me zbatimin e Projektit për Zhvillimin e Qendrës Turistike të Brezovicës”, thuhet në njoftimin e qeverisë.
Edhe pse procesi i tanishëm i prokurimit është duke u përfunduar, Qeveria e Republikës së Kosovës rithekson angazhimin e saj të palëkundur për zbatimin e Projektit për Zhvillimin e Qendrës Turistike të Brezovicës, në muajt e ardhshëm, përmes një procesi qe do të zhvillohet me procedura tjera.
Qeveria e Republikës së Kosovës, ndërkaq e falënderon konzorciumin e udhëhequr nga kompania franceze dhe partnerët e saj për përpjekjet e tyre të jashtëzakonshme gjatë kësaj kohe dhe vitit të kaluar për të lëvizur projektin përpara. “Edhe pse ato përpjekje nuk mjaftuan në përmbushjen e të gjitha kërkesave të përcaktuara në kontratë, Komiteti Drejtues Ndërministror i ka parasysh përpjekjet e rëndësishme të bëra për të avancuar këtë projekt nga kompanitë MDP, POMA dhe kompani të tjera franceze dhe turke që ta bëjnë ketë projekt të suksesshëm”, thuhet në njoftim
Qeveria e Kosovës e ka shtyrë disa herë afatin, me qëllim që Konsorciumit fracez “MDP Consulting-Compagnie des Alpes” t’i sigurojë mjetet e nevojshme për të nisur projektin zhvillimor për kompleksin turistik Brezovica, por ky konsorcium ka dështuar.
Konsorciumi francez“MDP Consulting-Compagnie des Alpes” në muajin dhjetor të vitit 2014, ishte shpallur fitues me një çmim prej 409 milionë eurosh, për privatizimin dhe zhvillimin e qendrës më madhe turistike dimërore në rajon.
Ndryshe, Konsorciumi francez kishte planifikuar investime në kompleksin turistik Brezovica 165 milionë euro në tri vitet e para, si dhe ishte premtuar se do të krijojë 4000 vende të reja pune. Në investime parashihet zgjerimi apo krijimi i shtigjeve të klasit botëror për skijim, më të gjata se 100 km (më të gjatat në Ballkan), të pajisura me rreth 20 teleferikë dhe pajisje tjera moderne, me standarde të sigurisë dhe të kualitetit më të lartë në rajon.
E-Diaspora
-
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare Helmimi me gaz në Porcari, dëshmia e fqinjit shqiptar për momentet e para... -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç












