Lajme
Dështon Marrëveshja për targat, arsyeja “banale”
Sipas arsyetimit që kanë dhënë autoritetet e Kosovës, fajtor për moszbatimin e kësaj marrëveshje është Qeveria e Kosovës e cila nuk e ka letëngjitësa që do të vendosën në targa
Nga dita e djeshme ishte planifikuar të zbatohet Marrëveshja për targat e automjeteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por për çështje që konsiderohen “banale” marrëveshje nuk filloi zbatimin. Sipas arsyetimit, fajtor është Qeveria e Kosovës e cila nuk e ka përfunduar tenderin për letëngjitësa që do të vendosën në targa.
Ministrja për Dialog, Edita Tahiri ka thënë se për shkak të vonesave administrative, autoritet e Kosovës nuk kanë arritur që të fillojnë zbatimin e marrëveshjes për reciprocitet të plotë për targat e veturave në mes Republikës se Kosovës dhe Serbisë dhe heqjen nga përdorimi të tabelave “prova”, të cilat njëanshëm zbatoheshin nga pala Serbe që nga viti 2011.
“Është datë kur është dashur të filloi zbatimi i marrëveshjes për reciprociteti më tabela. Dhe nuk ka filluar ende. Arsye është se procedura administrative për prodhimin e këtyre letërngjitëseve, që nënkupton edhe procedurat e tenderimit që duhet t’i bëjë Ministria e Punëve të Brendshme, ka qenë kohë e shkurt për ti mbërri“, ka thënë Tahiri.
Prishtina dhe Beogradi, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian në Bruksel, në muajin shtator kanë arritur marrëveshje për reciprocitet të plotë për targat e veturave në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Sipas kësaj marrëveshje, qytetarët më nuk kanë nevojë t’i heqin targat, por autoritet e dy shteteve i mbulojnë vetëm pjesët ku shkruan RKS apo SRB.
Ndërkaq qytetarët e të dyja shteteve thonë se kjo marrëveshje ngjason në lojërat e fëmijëve të zemëruar.
Gorani, nga fshati Partesh, dje ishte nisur në drejtim të Bujanocit. 29-vjeçari që jeton në Kosovë ka regjistruar veturën e tij me targa RKS, por shkuarja drejt Serbisë me këto targa për të është një sfidë. I duhet që ato t’i ndërrojë sapo të futet në pjesën tjetër të kufirit. Në karrigen e pasme ka targat provuese me regjistrim BU, të cilat vlejnë dy muaj, shkruan sot “Zëri”.
Njërën do ta vendosë tek parafingu i veturës, kurse tjetrën në pjesën e pasme të automjetit – tek bagazhi. “Patjetër se duhet t’i heqim targat RKS për t’i vendosur këto prova të Serbisë, të cilat duhet paguar rreth 5 euro”, thotë ai.
Derisa Gorani përpiqet të shkojë nga Kosova në drejtim të Serbisë, në kahen e tij të kundërt udhëton Lundrim Ramadani, nga komuna e Bujanocit. “Po shkojmë në drejtim të Gjilanit”, shprehet ai teksa me veturën e tij me targa të Serbisë futet pa asnjë barrierë në Kosovë.
“Përpara kemi pasur probleme sepse na duhej për të paguar sigurimin apo të marrim sigurim në kufi. Tash nuk kemi më telashe. Qarkullojmë lirshëm në drejtim të Kosovës”, ka thënë ai.
E-Diaspora
-
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë Tenori shqiptar me famë ndërkombëtare vlerëson rolin e diasporës dhe kujton koncertin në Gjenevë si një... -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë













