Kuriozitete
Dështon kompania, xhami anti-plumb thyhet me një goditje
Prezantimi i modelit më të ri të veturës elektrike nga prodhuesi “Tesla” nuk shkoi si duhet. Shefi i kësaj kompanie e theu xhamin anti-plumb me një goditje përderisa po mundohej ta dëshmonte qëndrueshmërinë e tij.
Pas këtij dështimi, vlera e aksioneve të Tesla-s ra për 6 për qind, ndërsa pasuria personale e shefit të saj u zvogëlua për 768 milionë dollarë brenda një dite të vetme, raporton revista “Forbers”.
“Ky xham është rezistent ndaj armëve me plumba 9-milimetërsh”, tha Elon Musk para se shefi i dizajnit, Franz von Holzhausen të demonstronte dy herë se ai xham thyhet me një goditje të topit të fortë. “Nuk depërtoi brenda, kjo është ana pozitive”, shtoi Musk pastaj, përcjellë albinfo.ch
Kjo nuk është hera e parë që paraqitjet publike të shefit shkaktojnë rënie të madhe të vlerës së aksioneve të kompanisë. Një vit më parë, vlera e aksioneve të Tesla-s ra për gjashtë për qind kur Musk vendosi të tymosë kanabis gjatë një emisioni të drejtpërdrejtë.
Sidoqoftë, shefi i kësaj kompanie ka pasuri prej 20 miliardë dollarësh dhe ndoshta nuk e ka problem që të vazhdojë të thyejë gjëra, shkruan “The Guardian”.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












