Shkurt.ch
Dështojnë negociatat për rritjen e pagave në ndërtimtari
Në kërkesat e saj për negocim me përfaqësuesit e ndërtimtarisë, sindikata Unia kishte paraqitur rritjen lineare të pagave për 150 franga në muaj për të gjithë të punësuarit
Pronarët e firmave zvicerane te ndërtimit kanë ndërprerë, së paku përkohësisht, negociatat me sindikatat Unia dhe Syna lidhur me kërkesën e këtyre të fundit për rritjen e pagave të punëtorëve në ndërtimtari.
Kjo ndërprerje është konfirmuar nga vetë Federata e Ndërtimtarëve të Zvicrës.
Kjo federatë akuzon sindikatën Unia se po këmbëngul për të verifikuar krye më vete nëse në ndërmarrjet e ndërtimtarisë ka dumping të pagave ose jo, bën të ditur televizioni publik i Zvicrës. Në këtë veprim ajo (Unia) sipas federatës përdor edhe të dhëna të besueshme të kompanive. Një gjë e tillë, sipas ndërtimtarëve është e drejtuar kundër partneritetit social që duhet të kenë në mes vete kompanitë me sindikatat.
Në kërkesat e saj për negocim me përfaqësuesit e ndërtimtarisë, sindikata Unia kishte paraqitur rritjen lineare të pagave për 150 franga në muaj për të gjithë të punësuarit në ndërtimtari. Ajo e kishte mbështetur këtë kërkesë në gjendjen shumë të mirë që aktualisht po mbretëron në degën e ndërtimit në gjithë Zvicrën.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë ka njoftuar se procesi i votimit është duke u zhvilluar... -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë












