Futboll
Dështimi i transferimit të Mirlind Dakut nxit debat në Rusi, përmendet ndikimi serb dhe tatuazhi i UÇK-së

Mediat ruse po vazhdojnë të ndjekin me vëmendje arsyet që qëndrojnë pas dështimit të transferimit të sulmuesit kosovar, Mirlind Daku, nga Rubin Kazani te Zenit St Petersburg, duke përmendur faktorë politikë dhe tensione etnike si pengesë kryesore, transmeton albinfo.ch.
Trajneri i njohur rus, Rinat Bilyaletdinov, e ka lidhur refuzimin me praninë e lojtarëve serbë në skuadrën e Zenitit, duke përmendur konkretisht Strahinja Erakoviq dhe Vanja Drkushiq (i cili në fakt luan për Slloveninë). Ai ka aluduar se veprimet e Dakut gjatë Euro 2024, kur ai u përfol për gjeste dhe fyerje ndaj serbëve e maqedonasve, mund të kenë krijuar tension të brendshëm që e bëri të pamundur afrimin e tij.
“Ndoshta është një vendim i arsyeshëm që transferimi të shtyhet. Qëndrimi i kundërthënës nuk mund të mohohet dhe mund të ndikojë negativisht në atmosferën e ekipit”, ka deklaruar Bilyaletdinov për gazetën gazeta.ru, duke shtuar se transferimi mund të ishte një “bombë e kurdisur”.
Nga ana tjetër, portali “bombardir.ru” ka publikuar një tjetër arsye të mundshme: tatuazhi në shpinën e Dakut, i cili nderon komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Agim Ramadani – Katana. Sipas raportimit të tyre, ky detaj ka shkaktuar shqetësime brenda bordit drejtues të Zenitit, të cilët kishin “dyshime të zgjatura” dhe në fund vendosën të mos finalizonin marrëveshjen, megjithëse kushtet financiare ishin arritur.
Asnjë nga pretendimet nuk është konfirmuar zyrtarisht nga klubi Zenit apo përfaqësuesit e lojtarit, por rastet kanë nxitur një debat më të gjerë për ndikimin e çështjeve politike dhe etnike në sportin profesionist.
Mirlind Daku mbetet aktualisht pjesë e Rubin Kazanit, ndërsa interesimi për të nga klube të tjera europiane nuk është shuar, megjithatë e ardhmja e tij mbetet e pasigurt, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Me artin e saj, Nexhibe Imeri u jep një zë grave të diskriminuara "Kam krijuar një art që flet, frymëzon dhe proteston! Është një thirrje për drejtësi dhe një...
-
Ambasadori i karrierës, Sami Ukelli, largohet nga MPJD-ja
-
Shqiptari që pozoi me 250 mijë funte e fiton betejën për qëndrim në Britani
-
Gjuha shqipe hyn në komunikimet zyrtare të shkollave publike në Nju Jork
-
Shqiptarja nga Amerika kurorëzohet me “Miss Globe USA 2025”
Jeta në Austri
-
Pse gjatë verës në Alpe do të ketë reshje shumë më intensive në të ardhmen? Reshjet e shkurtra dhe intensive të verës në rajonet alpine të Evropës ka të ngjarë të...
-
Dy të tretat e austriakëve planifikojnë pushime verore
-
Çfarë ndodh me qëndrimin në Austri nëse humbni punën? Ja çfarë duhet të dini
-
Pse Vjena nuk është më qyteti më i mirë për të jetuar në botë?
-
Austria vs Evropa: Çka mund të blini me 1€