Lajme
Dështimi i radhës i Serbisë
Serbia nuk arriti që as me ndihmën e Rusisë të sigurojë mbështetje në Këshillin e Sigurimit për ta dënuar “ndërhyrjen” e palës kosovare në pjesën veriore.
Në organin më të lartë të OKB-së u manifestuan dallimet edhe për Taskë Forcën e BE-së, e cila do t’i hetojë pretendimet për tregtinë me organe në Kosovë.
Ministrat Enver Hoxhaj dhe Vuk Jeremiq polemizuan edhe një herë në Neë York për këto tema.
Ministri i Jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj dhe ai i Serbisë Vuk Jeremiq i kanë dhënë versionet e tyre për ngjarjet në pjesën veriore të vendit pa polemizuar shumë në të ashtuquajturën “dhomë norvegjeze” të Këshillit të Sigurimit.
Por, dy ministrat kanë qenë kritikë ndaj njëri-tjetrit kur janë paraqitur para mediave, pasi ka mbaruar debati në organin më të lartë të OKB-së.
Në Këshillin e Sigurimit çështja e ndërhyrjes në Veri ka qenë edhe pika kryesore për të cilën nuk janë pajtuar as shtetet anëtare të KS të OKB’së më të drejtë vetoje.
Rusia ka synuar që të miratohet një deklaratë presidenciale, e cila do të dënonte ndërhyrjen në pjesën veriore të vendit, me kërkesën që gjendja atje të kthehet në periudhën e para 25 korrikut.
Përfaqësuesi i Rusisë në KS të OKB-së, Ambasadori Vitaly Churkin ka deklaruar se shteti i tij kishte prezantuar një deklaratë të balancuar.
“Aktet e njëanshme nuk do te lejohen. Ne kemi hartuar një dokument shumë të balancuar. Kjo deklaratë është bllokuar dhe ne shprehim keqardhje për këtë”, ka thënë Churkin në fjalimin e tij.
Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Rosemary Di Carlo, ndërkaq, ka prezantuar një qasje të kundërt me atë të përfaqësuesit rus.
Ajo ka thënë se Kosova, si një shtet sovran, ka të drejtë të shtrijë autoritetin e saj në veri të vendit.
“Kosova ka të drejtë të shtrijë autoritetin. Forcimi i ligjit në Veri është krucial për Kosovën”, ka thënë Di Carlo.
Ajo, po ashtu, ka thënë se Ëashingtoni mbështet procesin e bisedimeve me ndërmjetësimin e BE’së, por ka theksuar se këto bisedime nuk nënkuptojnë statusin ose ndarjen e Kosovës.
Shtetet anëtare jopermanente, ndërkaq, në deklarimet e tyre kanë folur me një qasje paksa më neutrale. Ato kanë favorizuar dialogun si një zgjidhje, derisa kanë theksuar se roli i UNMIK’ut në këtë aspekt është thelbësor.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik











