Kosova
Dështimi i 50-të i konstituimit të Kuvendit të Kosovës

As në përpjekjen e 50-të, deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk arritën ta konstituojnë institucionin më të lartë përfaqësues në vend, pavarësisht zërave optimistë gjatë fundjavës se mund të arrihej një marrëveshje për zhbllokim të situatës politike, raporton albinfo.ch.
Në seancën e sotme morën pjesë 104 deputetë, por mungoi pajtimi për formimin e Komisionit për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit – një hap kyç për përmbylljen e procesit të konstituimit që ka zvarritur që nga 15 prilli.
Tensionet politike u reflektuan edhe në sallë. Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica, i bëri thirrje kryesuesit të seancës, Avni Dehari nga Lëvizja Vetëvendosje, që të mos lejojë të “keqpërdoret” në këtë proces të gjatë. Në të njëjtën vijë, edhe Lidhja Demokratike e Kosovës e akuzoi Deharin për “abuzim me pozitën”, duke vënë në pikëpyetje mënyrën se si po menaxhohet seanca.
Ndërkohë, para Kuvendit, avokati Arianit Koci ndërmori një akt simbolik: ai e qethi kokën në shenjë proteste, duke deklaruar se “ka ardhur fundi” dhe se zvarritja e procesit po rrezikon vetë shtetësinë e Kosovës. “Kjo nuk është më politikë. Kërkoj që menjëherë sot të formohet Kuvendi,” tha ai.
Një takim i zhvilluar të shtunën mes kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe kryetarit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, nuk rezultoi me ndonjë përparim të dukshëm. Detajet e këtij takimi nuk janë bërë publike, por më herët deputetja e Nismës, Xhevahire Izmaku, deklaroi se partia e saj kërkon që Limaj të propozohet për kryetar të Kuvendit, raporton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Esat Bytyqi në mesin e arkitektëve më të mirë në Austri Arkitekti shqiptar Esat Bytyqi me banim në Vjenë, është vlerësuar për dy projektet e tij, të...
-
Riola e Hira, dy yjet shqiptare të pianos nga Italia
-
Astrit Krasniqi diplomon me nderime nga Akademia Policore e Nju-Jorkut
-
“Me zemër për Diasporën”, panairi i grave në Prishtinë sjell ngjyrat e traditës dhe fuqizimin ekonomik
-
Pranon se ka kultivuar kanabisin: “Kam menduar se është e ligjshme”, thotë shqiptari
Jeta në Austri
-
Esat Bytyqi në mesin e arkitektëve më të mirë në Austri Arkitekti shqiptar Esat Bytyqi me banim në Vjenë, është vlerësuar për dy projektet e tij, të...
-
Hendeku gjinor i pensioneve në Austri zvogëlohet pak
-
Planet për të kufizuar çmimet e ushqimeve në Austri përballen me dyshime të mëdha
-
Fiona Kabashi diplomon në Universitetin Mjekësor të Vjenës
-
Probleme me pensione invaliditeti në Austri