Shqipëria
Dëshpërohen në Shqipëri, emigrojnë në Gjermani
Inva dhe i fejuari i saj i përkasin atij grupi shqiptarësh të arsimuar dhe me një profesion të mirë që po largohen më së shumti në emigrim
Inva 24-vjeçare nga Fieri ka studiuar infermieri në Tiranë. “Punova për një vit e gjysmë në butik si shitëse dhe po mësoja edhe gjuhën, ndërkohë që një mikja ime më pas u bë shkak që nisa punë në profesion si ndihmës anesteziste në sallë operacioni, në një klinikë private, ku punova për një vit”, tregon Inva.
Inva është në ditët e fundit të përgatitjeve, pasi ka lidhur kontratë pune me një klinikë private në Gjermani. “Nisem më 23 mars dhe jam e përgatitur shpirtërisht që të nis një jetë të re”, shprehet ajo, raporton “TCH”.
Në Shqipëri ka marrë një pagesë prej 300 mijë lekësh (të vjetra), ose rreth 200 euro, ndërsa në klinikën gjermane do të paguhet me 2500 euro në muaj.
“Njoh shumë shokë e shoqe që kanë ikur apo janë në procedura e sipër për një pagë, jetesë, për fëmijët dhe për t’u vlerësuar profesionalisht”, shprehet Inva, përcjell albinfo.ch.
Edhe i fejuari i Invës ka aplikuar për punë në Gjermani: “Ai është IT dhe po mëson dhe nëse nuk lidh kontratë pune ai, do ta tërheq unë”.
Të bën përshtypje se sa e vendosur është që të nisë jetën e re nga e para në një shtet të huaj. “Unë do t’ia dal. E di që nuk është fushë me lule, por do ia dal”.
Inva dhe i fejuari i saj i përkasin atij grupi shqiptarësh të arsimuar dhe me një profesion të mirë që po largohen më së shumti në emigrim. Ata janë shembulli se drejt Perëndimit nuk po ikin në shumicë më të varfrit dhe të papunët, si dikur drejt Greqisë dhe Italisë, por ata që kanë një punë, por kërkojnë një standard më të mirë për veten e tyre dhe fëmijët që duan të rrisin.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












