Shqipëria
Dëshmia para gjykatës, Tase kërkon falje dhe nuk pret masa lehtësuese
Tase ishte i tronditur në gjykatë dhe se i ka kërkuar falje familjes së të miturës për tragjedinë që iu ka shkaktuar
Ka dalë sot para Gjykatës së Vlorës ish-polici A. Tase, i cili përplasi për vdekje 7-vjeçaren Jonada Avdia në plazhin e Potamit në Himarë.
Sipas burimeve të Top Channel, Tase ishte i tronditur në gjykatë dhe se i ka kërkuar falje familjes së të miturës për tragjedinë që iu ka shkaktuar.
“Nuk do të doja kurrsesi të kishte ndodhur ajo që ndodhi. Nuk dua të mbrohen dhe nuk do pretendoj asnjë rrethanë lehtësuese”, ka thënë Tase, përcjell albinfo.ch.
“Dua t’ju kërkoj ndjesë edhe të gjithë kolegëve të policisë së shtetit të prekur nga kjo situatë. Nuk duhet të ndodhte kurrsesi, por fati im i keq”.
Gjatë seancës ish-polici ka deklaruar se në skaf kishte hipur vetëm nëna dhe djali i tij i vogël, ndërsa në det ishte gruaja me djalin e madh dhe motra me dy fëmijët.
Ai ka thënë se nëse do të lëvizte në anën e kundërt do të kishte vrarë familjen e tij, ndërsa ka vendosur të mos bëjë ankimim ndaj masës së arrestit.
“Nëse skafi do ishte rregulluar në anën e kundërt do të kisha vrarë familjen time”, tha Tase.
Ndërkohë prokuroria ka paraqitur një video në cilësinë e provës materiale, ku do të shikohet lëvizja e mjetit lundrues.
E-Diaspora
-
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia Një 28-vjeçar dhe një 33-vjeçar shqiptar u arrestuan në vendngjarje. Njëri prej tyre kishte pësuar plagë... -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










