Zhvillim
Dëshira për emigrim rikthen zanatin në Shqipëri
“Ëndrra ime më e madhe është që të iki në Gjermani, dëshira më e madhe e imja. Nuk mund ta ushtroj profesionin këtu se nuk ka pagesë, dhe të shkon mundi kot”, ka thënë i riu shqiptar, Ebulen Mata

Mijëra të rinj shqiptarë dëshirojnë të punojnë në Evropën Perëndimore. Kjo ka bërë që të rinjtë të mësojnë zanate në mënyrë që të kenë më të lehtë të gjejnë punë.
Kjo është edhe ëndrra e të riut shqiptar, Ebulen Mata. Por, ai edhe pse mësoi punën si hidraulik, zanat të cilin e mësoi në qendrat e formimit profesional, nuk i ndihmoi shumë. Me zanat dhe i papunë, ai nuk u dorëzua. Ai nisi një kurs tjetër për panelet diellore.
Por, këtë herë, ai ka një ëndërr që nuk lidhet me Shqipërinë. “Do të sakrifikoj shumë, për shkollën dhe do t’ia dal. Qëllimi im është një njeri që të më njohin të gjithë, që mund të bëj ëndrrën time dhe të gjej një punë që mund të ndihmoj familjen. Ëndrra ime më e madhe është që të iki në Gjermani, dëshira më e madhe e imja. Nuk mund ta ushtroj profesionin këtu se nuk ka pagesë, dhe të shkon mundi kot”, ka thënë Ebuleni për “TCH”.
Ai jeton në Fushë Krujë, por për të ndjekur kursin për panelet diellore i duhet të udhëtojë çdo ditë, në mëngjes herët, drejt Tiranës. “Nuk do jetë e lehtë të largohem nga familja, se do më mungojnë. Nuk e kam menduar si do ia bëj, si do i lë vetëm. Babai më ka dhënë kurajo shumë. i kam ngjarë babit, ai thotë do e bëj dhe unë do e bëj këtë punë patjetër”, ka shtuar ai, përcjell albinfo.ch.
Ebuleni është një i ri që do të jetë ndryshe nga një pjesë e mirë e bashkëmoshatarëve të tij të cilët ditën e kalojnë bareve apo lokaleve dhe mjaftohen me faktin që janë të papunë.
Po ashtu duke mësuar zanatin, ai mendon që nesër të jetë një emigrant ndryshe në një vend perëndimor duke shkuar atje me një zanat që kërkohet shumë.
E-Diaspora
-
Dënim i përjetshëm kosovarit, për vrasjen e “dyshes” së një gruaje Një grua 23-vjeçare është therur disa herë për vdekje në mënyrë që një grua me pamje...
-
Esat Bytyqi në mesin e arkitektëve më të mirë në Austri
-
Riola e Hira, dy yjet shqiptare të pianos nga Italia
-
Astrit Krasniqi diplomon me nderime nga Akademia Policore e Nju-Jorkut
-
“Me zemër për Diasporën”, panairi i grave në Prishtinë sjell ngjyrat e traditës dhe fuqizimin ekonomik
Jeta në Austri
-
Deri në 36°C: Ditë të nxehta përpara në të gjithë Austrinë Vala e ardhshme e të nxehtit në Austri është këtu: deri në 36°C, qiell me diell...
-
Borxhi i Austrisë po rritet, rritja mbetet e ulët
-
Austri: 121.40 euro shtesë për çdo fëmijë në gusht
-
Esat Bytyqi në mesin e arkitektëve më të mirë në Austri
-
Hendeku gjinor i pensioneve në Austri zvogëlohet pak