Lajme
Derivatet pritet të arrijnë çmimet në 2.30 euro për litër
Ka disa muaj prej kur qytetarët janë duke u përballur me rritje ekstreme të çmimeve në Kosovë dhe rajon.
Gjithçka nisi nga energjia elektrike, më pas në produktet bazë, e duke vazhduar edhe deri te çmimi i derivateve.
Por, edhe më shqetësuese kjo çështje është bërë tani kur çmimi i derivateve ka arritur në 1.90 centë për litër.
E siç duket, çmimi i derivateve do të shkojë edhe më lart, saktësisht në 2.30.
Kjo është paralajmëruar edhe nga ish-kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Pestreshi.
Ai shtoi se ne si qytetarë nuk e kemi idenë se çfarë masa mbrojtëse do të ndërmarrë Qeveria.
Postimi i plotë:
“Miq,
Bazuar në një punim parashikues ekonometrik të JP morgan, çmimet e derivateve deri në gushtë/22, pritet të prekin vlerat deri në 7$/galon.
Ndërsa qeveria amerikane pritet të ndarmarrë masa të shpejta lehtësuese, duke zbatuar politika të uljeve të taksave dhe shtimin e subvencioneve.
Por asnjëherë nuk ndërhyn në përcaktimin e marzhës së fitimit apo të çmimit shitës, sepse Amerika ka ekonomi të tregut.
Në vendin tonë, deri në gusht/22 çmimet e derivateve pritet të prekin vlerat 2.30€/litër.
Ne si qytetarë të Republikës së Kosovës idenë nuk e kemi se çfarë masa mbrojtëse do të ndërmarrë Qeveria jonë!”
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian 12-vjeçari shqiptar që po tërheq vëmendjen e AC Milan, Real Madrid dhe Barcelona ... -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













