Integrimi
Deri tash 7 shqiptarë të zgjedhur, priten edhe të tjerë!
Shpallja e rezultateve të zgjedhjeve për asambletë komunale të Gjenevës ende nuk është bërë në mënyrë zyrtare. Në disa komuna kanë mbetur edhe mjaft vota ende të panumëruara. Megjithatë, albinfo.ch merr vesh nga burimet e veta, të afërta me zgjedhjet, se në komunat ku numrimi ka përfunduar, disa nga kandidatët shqiptarë kanë arritur të zgjidhen.
Deri tash dihet për shtatë të zgjedhur nga gjithsej 19 që kanë kandiduar.
Fjala është për: Sami Gashin nga PDC, qyteti i Gjenevës, Granit Metushin kandidat i gjelbër në Vernier, pastaj po në Vernier, gjithnjë sipas rezultateve ende të pakonfirmuara, kanë siguruar votat e mjaftueshme edhe Valdete Sopi (që e ka mandatin e dytë, Gëzim Ilazi dhe Leotrim Hebibi, të tre të Partisë Socialiste (PS).
Në komunën Meyrin po fitojnë edhe dy kandidatë nga PS-ja, Xhevrije Osmani dhe Hysri Halimi, ndërsa pritet rizgjedhja e Ismet Kurteshit nga PS-ja në komunën Onex, i cili në këtë rast do të fitonte mandatin e dytë në këtë post. Vendi i Kurteshit në asamble, siç merr vesh albinfo.ch, varet nga ajo nëse fituesja, zonja Kaas e cila është njëherësh në ekzekutivin e komunës do të vazhdojë të mbetet në ekzekutiv ose jo,
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












