Tematike
Deri në 300 të vdekur në vit nga gripi i fituar në spitale!
Shkaktari kryesor për infektimin me grip në spitale është refuzimi në rritje i një pjese të personelit spitalor për të marrë vaksinën që parandalon gripin
Në Zvicër, vetëm nga infektimi me grip gjatë qëndrimit në spital, vdesin nga 100 deri 300 persona në vit. Kështu së paku ka vlerësuar në një intervistë për gazetën “Sonntagszeitung” infektologu nga Bazeli, Andreas Widmer, njëherësh kryetar i organizatës që merret me higjenën në spitale, Swissnoso.
Widmer, i cili është edhe profesor universitar i mjekësisë, konstatimin e tij e mbështet mbi një vlerësim të bërë në Spitalin Universitar të Gjenevës. Në këtë spital prej tri vitesh sistemohen të dhënat mbi rastet e gripit që vijnë si pasojë e infektimit në spital.
Shkaktari kryesor për infektimin me grip në spitale është refuzimi në rritje i një pjese të personelit spitalor për të marrë vaksinën që parandalon gripin.
Në Zvicrën gjermane, shkalla e personelit që vaksinohet vullnetarisht mund të arrihet maksimalisht deri në 35 për qind, ndërsa për mbrojtje efektive kundër gripit në spitale do të ishte e nevojshme që kjo shkallë të jetë 50%, ka thënë dr. Widmer.
Ai është i bindur se rastet e vdekjes si pasojë e infektimit me grip në spital mund të evitohen në rast se personeli i spitalit i nënshtrohet vaksinimit më masiv. Kështu, Widmer konsideron se punëtorët mjekësorë që nuk duan të vaksinohen, do të duhej të detyroheshin nga shteti që të bartin maska gjatë sezonit të gripit.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë









