CH-Ballkani
Deri 1 orë pritjet në kufij
Policia Kufitare e Kosovës njoftoi për shkak të festave të fund-vitit, ka një fluks më të madh të bashkatdhetarëve që vijnë në pushime në Kosovë. Pritjet janë deri 1 orë
Si rezultat i fluksit të madh të automjeteve dhe procedurave kufitare, në pikëkalimin kufitar Kosovë-Serbi te Dheut të Bardh, janë shtuar kolonat, por jo në nivelin e para një javë. Sipas Policisë së Kosovës, pritjet për hyrje në Kosovë janë deri një orë, ndërsa në pikëkalimin e Merdarës deri 30 minuta.
Policia Kufitare e Kosovës njoftoi për shkak të festave të fund-vitit, ka një fluks më të madh të bashkatdhetarëve që vijnë në pushime në Kosovë.
“Situata rreth pritjeve të kalimit kufitar mund të ndryshojë varësisht prej frekuentimit të automjeteve, të cilat po kanë lëvizje, ku në mëngjesin e sotëm pritjet kanë zgjatur deri në 1 orë në të dy pikë-kalimet kufitare”, thuhet në njoftim.
Policia e Kosovës, vazhdon me masat shtesë, me prezencë më të shtuar të personelit policorë, në mënyre që të ndikojë në zvogëlimin e pritjeve dhe t’u mundësojë qytetarëve kalim më të shpejtë të kontrollit kufitar në pjesën e RKS-së.
“Policia kërkon nga pala serbe qe të përshpejtoj procedurat e kontrollit kufitar kur ka fluks të shtuar të automjeteve”, thuhet në njoftim.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










