Kosova
Dërgesat e diasporës arritën në 359.9 milionë euro
Remitencat e pranuara në Kosovë që njëherësh paraqesin edhe kategorinë më të madhe në kuadër të llogarisë së të ardhurave dytësore, arritën vlerën e 359 milionë eurosh
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), ka njoftuar se dërgesat e bashkatdhetarëve deri më tani kanë arritur vlerën e 359.9 milionë eurosh, që paraqet një rritje vjetore prej 11.8 për qind. Kurse Investimet e Huaja Direkte (IHD) të pranuara në Kosovë arritën vlerën prej 139.2 milionë euro deri në qershor 2017, që paraqet një rritje prej 64.2 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
“Remitencat që pranohen në Kosovë vijnë kryesisht nga Gjermania dhe Zvicra, vende këto nga të cilat dërgohen 39.2 për qind përkatësisht 22.6 për qind të gjithsej remitencave të pranuara në Kosovë. Një pjesë e konsiderueshme e remitencave është pranuar edhe nga SHBA-të, gjegjësisht 7.3 për qind e gjithsej remitencave të pranuara në Kosovë”, thuhet në raportin e BQK-së, për Vlerësimin Tremujor të Ekonomisë, raporton RTKlive.
Kurse Investimet e Huaja Direkte (IHD) të pranuara në Kosovë arritën vlerën prej 139.2 milionë euro deri në qershor 2017, që paraqet një rritje prej 64.2 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
“Në kuadër të strukturës së IHD-ve, me rritje u karakterizua kapitali dhe fondi i investimeve në aksione ndërsa investimet në instrumente të borxhit shënuan rënie”, thuhet në raportin e BQK-së, për Vlerësimin Tremujor të Ekonomisë.
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









