Kosova
Thaçi dhe Vucic nesër bisedojnë për asociacionin e komunave serbe, para verës nuk ka rekomandim për vizat
Ratifikohet demarkacioni me Malin e Zi - Takime presidentësh mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, shkruan e majta “Der Standard”.
Pa gaz lotsjellës nuk shkoi as kësaj here. Megjithatë parlamenti kosovar e ratifikoi demarkacionin me 80 vota për, që Prishtina dhe Podgorica ishin marrë vesh nga 2015. “Opozita dhe një pjesë e partive qeveritare kishin shmangur prej kohësh ratifikimin – shtuar këtu edhe gazin lotsjellës,” përcjell albinfo.ch. “Edhe kësaj here u arrestuan shtatë deputetë të Vetëvendosjes.”
Më pas media austriake shkruan se pavarëisht se shumë në Kosovë mendojnë se ratifikimi së shpejti do sjell liberalizimin e vizave, ku edhe vetë kryeministri Ramush Haradinaj, që fillimisht e bllokonte demarkacionin, tha se ratifikimi është një zë për “lirinë e udhëtimit”; megjithatë kjo varet nga një kriter tjetër: Kosova duhet të tregojë rezultate në luftën kundër korrupsionit të rëndë. Kjo është mjaft e rëndësishme për vendet anëtare të Shengenit. Komisioni Europian është duke e analizuar përimtësisht luftën kundër korrupsionit në Kosovë dhe raporti pritet të publikohet në 17 prill. Andaj nuk do ketë rekomandim për liberalizimin e vizave sëpaku deri kësaj vere.
Të zhgënjyerit nga Kosova
Po edhe sikur kjo të ndodhë, në fund duhet të japin pëlqimin vetë shtetet anëtare të BE. Dhe disa prej tyre – si Hollanda, Gjermania, Franca dhe Spanja – kanë konsiderata. Shumë shtete europiane janë të zhgënjyera nga Kosova. Ratifikimi i demarkacionit është keqpërdorur nga shumë forca nacionaliste, që pretendonin se Kosova humb territor në favor të Malit të Zi.
Në shkurt të këtij viti presidentët e Malit të Zi dhe Kosovës u pajtuan që të bisedojnë për mosmarrëveshjet e mundshme. Atëherë u mundësua një votim i ri në parlament. Megjithatë për BE-në është një temë tjetër më e rëndësishme, nënshkrimi i një marrëveshje historike mes Kosovës dhe Serbisë gjatë vitit pasardhës. Ngjashëm me marrëveshjen gjermano-gjermane në 1972, Serbia duhet të “pranojë” Kosovën – pra indirekt ta njohë. Ndryshe nga çfarë duan disa politikanë serbë dhe kosovarë, në tavolinën e bisedimeve nuk do jenë SHBA-ja dhe Rusia. As një shkëmbim territoresh dhe një bashkim i veriut të Kosovës me Serbinë, nuk janë në tavolinën e bisedimeve – kjo konfirmuar edhe nga zyrtarët e BE. Presidenti serb, Aleksandar Vucic, në OKB ka treguar gatishmëri për gjetjen e marrëveshjes.
Takimi mes Vucic me Thaçit
Të premten do ketë një takim mes presidentëve Vucic dhe Hashim Thaçi. Pjesë e bisedimeve është ratifikimi i asocacionit të komunave serbe në Kosovë, që është nënshkruar prej 2013. Bisedat teknike në javët e kaluara nuk kanë dhënë rezultate.
E-Diaspora
-
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë Sot, Agoni është pjesë e EasyJet Switzerland, duke përfaqësuar një brez të ri profesionistësh shqiptarë që... -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring”
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










