Kosova
Deputetja ukrainase falënderon Kosovën për mbështetje, paralajmëron njohjen nga Ukraina
Deputetja nga Ukraina, Iryna Friz ka falënderuar Kosovën për mbështetjen e dhënë për Ukrainës.
Përmes një shkrimi në Twitter të cilin e ka shpërndarë presidentja Osmani, Friz ka falënderuar presidenten Vjosa Osmani për mbështetjen e dhënë për Ukrainën në periudhën e kërcënimit të pushtimit nga Rusia.
Friz gjithashtu ka akuzuar Serbinë për mbështetjen e dhënë Rusisë përmes grupeve të mercenarëve dhe militantëve pro-rus në Ukrainë.
“Jam e bindur se Ukraina duhet të mbështesë miqtë e vërtetë, të cilët gjithashtu zgjodhën pavarësinë e tyre. Është koha për të refuzuar standardet e dyfishta. Miqtë e Ukrainës nuk janë ata që dërgojnë militantë pro-rusë në tokën tonë, por ata që gjithashtu nën kërcënimin e konfliktit të armatosur, shprehin mbështetje për shtetin tonë”, ka shkruar Friz.
tutje, deputetja ukrainase ka bërë thirrje për vendosjen e marrëdhënies diplomatike mes Kosovës dhe Ukrainës, pasi që siç u shpreh ajo “vendosja e marrëdhënieve miqësore me Prishtinën do të jetë një hap i ndershëm, i cili më parë është bllokuar nga politika ruse në Ballkan”
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë











