Kosova
Deputetja shqiptare në Parlamentin kroat: Kroacia po vazhdon ta mbështesë Kosovën
Deputetja shqiptare në Parlamentin e Kroacisë, Ermina Përlaskaj, deklaroi se Kroacia po vazhdon ta mbështesë Kosovën në shumë sektorë, veçanërisht në atë të sigurisë, përcjell albinfo.ch.
Ajo theksoi se duke mbështetur Kosovën, Kroacia mbron edhe sigurinë në rajon e më gjerë.
Kosova vitin e kaluar ka paralajmëruar se do të blejë armë nga Kroacia, ndërsa një kontingjent i ushtarëve kroatë është vendosur në Kosovë në nëntor të vitit 2023.
Deputetja shqiptare në Parlamentin e Kroacisë, Ermina Përlaskaj, tha se mbështetja e Kroacisë për Kosovën do të vazhdojë të rritet, duke parë edhe situatën në Ukrainë dhe politikën e Serbisë që ende nuk është deklaruar publikisht nëse është në anën e Rusisë apo për BE-në.
“Duke mbështetur Kosovën e mbron edhe sigurinë e BE-së. Ajo që është e rëndësishme është që të mos hapen fronte të ndryshme, që në Ballkan të mos hapet front i luftës. Në Kroaci janë të gjithë të përqendruar që Kosova të mbështetet maksimalisht. Kroacia ka një prodhim shumë cilësor të armëve dhe mendoj që më mirë është që të blihen nga ana e një shteti miqësor. Kjo është një rritje e sigurisë, pasi tregon se sa po investohet edhe në sigurinë e shtetit të Kosovës”, tha ajo.
Për sa i përket ndonjë përshkallëzimi të situatës në Ballkan, Përlaskaj theksoi se kjo mund të ndodhë vetëm nga ndryshimet në aspektin global.
Ndërsa shprehu bindjen se Bashkimi Evropian me aleatët e saj janë duke punuar në atë drejtim, që të mos hapen konflikte të ndryshme në territorin evropian. E për sulmin në Banjskë ajo tha se Serbia nuk mund të amnistohet.
“Mendoj që aksioni i Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit, ka qenë për çdo lëvdatë. Mendoj që do të ketë dhe ka sanksione ndaj Serbisë, por ndoshta edhe nuk publikohen për arsye që të mbahet një stabilitet për të mos hapur fronte të reja në Ballkan”, tha ajo.
Ndërkaq, për vazhdimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ajo tha se duhet të këmbëngulet që Serbia ta njohë Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran, dhe më pas të bisedohet për Asociacionin, duke mos lejuar që të ndërtohet shtet brenda shtetit.
Deputetja Përlaskaj foli edhe për raportet e Kroacisë me Serbinë, për të cilat tha se aktualisht janë të ftohta.
“Kroacia çdo herë edhe gjatë bisedimeve me palën serbe, kërkon që së pari të hapen arkivat dhe të bisedohet për të zhdukurit gjatë luftës në Kroaci dhe të kërkohet falje nga ana e Serbisë në mënyrë publike për luftën që ka ndodhur në Kroaci, ndërsa pala serbe kërkon që të mos pranohen kërkesat e Kroacisë”, tha ajo.
Ndër të tjera, deputetja shqiptare në Kroaci, foli edhe për bashkëpunimin e Kosovës me Kroacinë në sektorin ekonomik dhe fusha të tjera, derisa theksoi se Kroacia është një nga lobuesit më të mëdhenj për hyrjen e Kosovës në familjen evropiane.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij Familja e të ndjerit deklaroi se fakti që vdekja e tij ishte plotësisht e shmangshme e... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Austri
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve











