Lajme

Apel për dërgimin e fëmijëve në mësimin plotësues të gjuhës shqipe

Përkundër gjendjes së pandemisë, deputetja shqiptare në Parlamentin e Kroacisë, Ermina Lekaj Përlaskaj, u ka bërë thirrje shqiptarëve që jetojnë në Kroaci t’i dërgojnë fëmijët në mësimin plotësues në gjuhën shqipe, përcjell albinfo.ch.

“E dimë se gjuha është një ndër faktorët kryesorë dhe njëra ndër më të rëndësishmet për ruajtjen e identitetit dhe kulturës, e veçanërisht në diasporë. Gjuha eshte faktor kyç per mbijetesen e komunitetit shqipetare dhe mos asimilimin e kombit. Andaj, ne kete rast i ftoj te gjithe prinderit qe ti regjistroni femijet ne mesimin plotesues ne gjuhen shqipe qe zhvillohet ne disa qytete te Kroacise”, ka shkruar deputetja shqiptare Lekaj-Përlaskaj.