Lajme
Deputeti shqiptar i Hamburgut, Sami Musa, kalon në FDP
Në vjeshtën e vitit të kaluar ai dha dorëheqjen fillimisht nga partia (SPD) dhe pak më vonë edhe nga grupi parlamentar, duke vepruar si i pavarur
Politikania e FDP-së Anna von Treuenfels-Frowein nuk do të jetë më një luftëtare e vetme nga partia e saj, në Parlamentin e Hamburgut.
Sami Musa, i cili ishte zgjedhur nga radhët e SPD-së në vitin 2020, u është bashkuar liberalëve (FDP-së), të hënën në mbrëmje, transmeton albinfo.ch. Por, të hënën në mbrëmje FDP dyfishoi befasisht mandatet në parlament. Shkak për këtë është bërë hyrja në këtë parti e deputetit, Sami Musa.
Musa ka qenë anëtar i SPD-së, i cili ka hyrë në parlament në zgjedhjet e vitit 2020 përmes listës së socialdemokratëve. Në vjeshtën e vitit të kaluar ai dha dorëheqjen fillimisht nga partia dhe pak më vonë edhe nga grupi parlamentar, shkruan welt.de.
Ndonëse 37-vjeçari në atë kohë pati thënë se nuk kishte ndonjë mosmarrëveshje, ai ishte mjaft i paqartë rreth arsyeve të largimit. Muaj më vonë, në një intervistë për punën e tij si deputet i pavarur ai pati deklaruar se ndihej më i lirë të shprehte mendimin e tij për politikën e Senatit duke qenë jashtë SPD-së dhe grupit parlamentar të saj. Siç dihet, në Hamburg, SPD qeveris së bashku me të Gjelbërit.
Sami Musa është djali i pronarit të njohur të restoranteve, Xhelil Musa, i cili kishte ardhur në Hamburg nga Kosova, në vitet 1970, transmeton albinfo.ch. Deri pak para se të bëhej parlamentar, Sami Musa drejtonte hotelin dhe restorantin e familjes, “Grüne Tanne” në Hamburg-Marmstorf.
“I pakënaqur me politikën e SPD-së për koronën”
Si një “gastronom temperament” ai ndihet i përkushtuar ndaj ekonomisë, veçanërisht ndaj gastronomisë së qytetit, ka thënë Musa në një deklarim të tij, të martën.
Politika e koronës, e udhëhequr nga Senati ka goditur rëndë sektorin e hotelierisë. “Nuk jam dakord me këtë qasje”, thotë Musa, duke treguar kështu njërën nga arsyet e anëtarësimit të tij të tashëm në FDP. Duhet të zhvillohen plane më të zgjuara për të mbrojtur kompanitë dhe për të siguruar fuqinë ekonomike në qytet, shpreet ai.
Shefi i FDP-së së Hamburgut ka përshëndetur hyrjen e Musës në partinë e tij. Me dy deputetë, FDP në Hamburg mund të “shfaqet edhe më dukshëm në parlament”, thotë ai.
Hyrja e Sami Musës në FDP nuk ka asnjë ndikim në balancën e pushtetit në parlament. Me gjithsej dy deputetë, Musa dhe von Treuenfels-Frowein, FDP mbetet pa grup parlamentar dhe, partia me më së paku mandate.
SPD në Hamburg ka pasur 53 deputetë që nga largimi i Musës ndërsa të Gjelbrit, 33.
Megjithatë, largimi i 37-vjeçarit nga grupi kishte shkaktuar pakënaqësi, përcjell albinfo.ch. Qenë ngritur disa zëra që Musës t`i merrej mandati. Por Sami Musa thotë se hyrja e tij në parlament ishte arritur kryesisht falë njerëzve që kishin votuar atë personalisht dhe jo partinë.
Sami Musa është shqiptari i parë që ka arritur të zgjidhet në parlamentin e një qyteti ndër më të mëdhenjtë në Gjermani, çfarë është Hamburgu.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









