Kosova
Deputeti i vetëm shqiptar në Serbi reagon pas deklaratave të kryeministres serbe
Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar ndaj një deklarate të kryeministres së Serbisë, Ana Brnabiq.
Ai shkruan se Brnabiq, gjatë fjalimit të saj në Bled të Sllovenisë, ku po mbahet Forumi Strategjik, ka thënë: “Mos kërkoni të drejta, mjafton që nuk po ju vrasim”, siç thotë Kamberi, drejtuar shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
“’Mos kërkoni të drejta, mjafton që nuk po ju vrasim’ ky është mesazhi të cilin shqiptarëve të Luginës së Preshevës, nga Forumi Strategjik në Bled , e paska dërguar Ana Brnabiq, kryeministre e Serbisë. Sipas Brnabiq, shqiptarët në Luginë të Preshevës “paskan të drejta” sepse askush s’i “vranë”, ndërsa Serbët në Kosovë jo, është vazhdimësi e politikës zyrtare të standardeve të dyfishta të Serbisë për trajtimin e pakicave, dhe mohimit të të drejtave elementare të pakicave brenda territorit të vet, ndërkohë që për pakicën e vet në Kosovë tenton të ndërtojë standarde që nuk ekzistojnë në asnjë shtet tjetër. Brnabiq paska thënë se ‘shqiptarët në Luginë të Preshevës nuk i qëllon askush’”, ka shkruar Kamberi, përcjell albinfo.ch.
Tutje Kamberi ka listuar vrasjet e shqiptarëve në këtë zonë, sipas të cilit, kanë mbetur të pazgjidhura.
“Vetëm në periudhën e bombardimeve të NATO-s më 1999, në komunën e Preshevës, territor nën kontrollin absolut të forcave serbe të sigurisë, janë vrarë 11 civilë shqiptarë, për të cilët nuk ka dhënë llogari askush. Në komunën e Bujanocit, gjatë vitit 2000, janë vrarë 13 civilë tjerë. Qindra shqiptarë të tjerë janë keqtrajtuar: rrahur e plaçkitur nga forcat serbe të sigurisë, pa u dënuar askush. Më 2003, më 2009, me qëllim të krijimit të situatës së pasigurisë së përgjithshme, nën akuzat e rrejshme për “terrorizëm e krime lufte” janë arrestuar dhjetëra shqiptarë, të cilët, pas mbajtjes në paraburgim me muaj e vite, janë liruar të pafajshme. E vrasja e Dashnim Hajrullahut si të cilësohet?”, shkruan Kamberi.
Ai po ashtu përmend rastet e arrestimeve e dënimeve për përdorim të simboleve kombëtare.
“Serbia mbetet i vetmi vend në Ballkanin Perëndimorë, në të cilën, me ligj është ndaluar përdorimi publik i simbolit kombëtar. Serbia është vendi me pjesëmarrje më të ulët të pakicave në jetën publike dhe vendimmarrje, për shkak të politikave diskriminuese që me decenie po zbatohen”, ka shkruar Kamberi, përcjell albinfo.ch.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












