Lajme
Deputetët në Parlamentin e Zvicrës do të punojnë të ndarë me xhama
Më 3 qershor tashmë ishte vendosur që sesioni parlamentar i vjeshtës do të mbahej përsëri në ndërtesën e parlamentit dhe jo në sallën e Bernexpo
Për sesionin e vjeshtës, sallat e të dy dhomave të Parlamentit Federal, do të pajisen me ndarjen prej pleksiglasi. Ato do të instalohen në sallat ku mbahen seancat dhe në dhomat e komisioneve, për të mbrojtur deputetët dhe të tjerët nga koronavirusi.
Kjo është njoftuar sot nga sektori administrativ i parlamentit, shkruan srf.ch.
Më 3 qershor tashmë ishte vendosur që sesioni parlamentar i vjeshtës do të mbahej përsëri në ndërtesën e parlamentit, transmeton albinfo.ch. Pra ai nuk do të mbahet në sallat e panairit “Bernexpo” në Bernë, ku është mbajtur sesioni i jashtëzakonshëm, i majit dhe ai veror.
Anëtarët e këshillit (deputetët) do të përdorin vendet e tyre të zakonshme të punës në dhomat e parlamentit, përcjell albinfo.ch. Si masë paraprake, delegacioni administrativ vendosi të siguronte për ta ndarje pleksiglase.
Ndarjet përdoren në dy dhomat e parlamentit dhe në dhomat e ndryshme të mbledhjeve në ndërtesën e parlamentit.
Në fillim të gushtit do të vendoset nëse do të pranohen përsëri në parlament lobistët nga jashtë, përcjell albinfo.ch Spektatorët do të lejohen të vijnë, por grupe më të vogla se më parë. Nuk do të ketë detyrim për vënie maskash.
E-Diaspora
-
“Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt Është promovuar libri “Parabolat e jetës dhe artit” me autor Arsim Kajtazin që i kushtohet veprës... -
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës -
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese











