Kosova
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
St. Gallen: Të mashtruarit kanë humbur, sipas rastit, midis 600 dhe 690,000 franga. Në total, shuma e humbjeve arrin në rreth 1.8 milionë franga
Një 35-vjeçar ishte pjesë e një bande që kryente mashtrime investimesh përmes qendrave të thirrjeve (Call Center). Ndër të tjera, atij iu shqiptua një dënim i pjesshëm me tre vjet burgim, gjysma e të cilit, burg efektiv.
Sipas aktakuzës, një organizatë e panjohur kriminale ka ngritur qendra telefonike në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë, të cilat kontaktuan njerëz në vende të ndryshme dhe i bindnin ata të bënin investime të supozuara në platformat online, transmeton albinfo.ch. Ata gjithashtu me këtë rast i detyronin njerëzit të paguanin tarifa dhe taksa për të fituar para në investimet që supozohej se ishin bërë tashmë. Por paratë hynin në xhepat e mashtruesve.
Në aktakuzë, prokuroria publike ka listuar 36 persona në Zvicër, viktima të organizatës kriminale. Ata kanë humbur, sipas rastit, midis 600 dhe 690,000 franga. Në total, shuma e humbjeve arrin në rreth 1.8 milionë franga, shkruan tagblatt.ch. Në seancën në Gjykatën e Qarkut St.Gallen, i akuzuari pranoi se kishte punuar për bandën nga fundi i vitit 2020 deri në ditën e arrestimit të tij, në nëntor 2022.
Nga një apartament në Tiranë, ai instalonte llogari klientësh fiktivë dhe u postonte shuma fiktive (të quajtura “rezervime në ajër”). Ai gjithashtu thuhet se ka qenë përgjegjës për të siguruar funksionimin e programit telefonik që mashtruesit përdornin për të kontaktuar me viktimat.
Por ai ndërmjetësonte edhe kontakte, qëllimi i të cilave ishte, nga njëra anë, të impononte seriozitet dhe, nga ana tjetër, të fshehte fluksin e parave. Ai përfundimisht i dha organizatës një adresë Bitcoin nën kontrollin e tij për pastrim parash.
Në dy vitet e fundit në burg ka pasur mundësinë të mendojë shumë për atë çfarë dhe për kë ka punuar, theksoi i akuzuari, i cili ka dy vjet që ndodhet në paraburgim. Pas lirimit, ai donte të bënte një jetë larg krimit.
Prokurori publik theksoi se në Zvicër janë të panumërt njerëz që bien viktima të mashtrimeve të tilla investive. Fakti që një nga të përfshirët tani po përballet me gjykim në St.Gallen ishte i mundur vetëm falë bashkëpunimit me autoritete të tjera për ndjekjen e krimit, përcjell albinfo.ch. Me pjesëmarrjen e tij, i akuzuari dha një kontribut të rëndësishëm dhe të domosdoshëm në mashtrimin e viktimave nga organizata kriminale.
Ai kërkoi dënim me katër vjet burg dhe dëbim nga vendi për pesë vjet.
Avokatja nga ana e saj theksoi se klienti i saj ka luajtur një rol të vogël në organizatën kriminale. Ai ishte vetëm një “dhëmbëz në zinxhirin e kompanisë”. Prokurori publik, sipas avokates, e ka akuzuar klientin e saj edhe për vepra që janë përgjegjësi e të tjerëve. I akuzuari duhet të dënohet me maksimum 18 muaj burg dhe, duke pasur parasysh dënimin që ka vuajtur tashmë, të lirohet menjëherë nga paraburgimi. Avokatja nuk e kontestoi lartësinë e masës së dëbimit të kërkuar nga vendi.
Gjykata e Qarkut në St.Gallen shpalli vendimin e saj me shkrim. Ajo e dënoi të akuzuarin me gjobë me kusht dhe me burgim të pjesshëm prej tre vjetësh, gjysma me burgim efektiv për veprat penale: mashtrim përmasash të mëdha, pastrim parash, falsifikimin e kartave të identitetit dhe drejtimin e një automjeti pavarësisht se i ishte marrë leja e drejtimit. Ai gjithashtu do të dëbohet nga vendi për pesë vjet. Kostoja e procedurës është rreth 80,000 franga dhe ngarkohet në kurriz të të akuzuarit.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum Trupa kosovare u prezantua për herë të parë në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum, duke... -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane” -
Zvicër
Dr. Zana Spahija Taturi, gjinekologia shqiptare që po kontribuon në luftën kundër FGM/C -
Talentet e Kosovës synojnë Oxford-in, nis fushata për mbështetjen e nxënësve të rinj -
Romë
Nga Prizreni në Romë: Hira Haxhibeqiri po ngjitet në skenën e muzikës serioze
Jeta në Austri
-
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin 59-vjeçari, i cili tashmë ka një dënim të mëparshëm për vrasje, u shpall gjithashtu fajtor për... -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas -
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat













