Shkurt.ch
Dënohet njeriu i parë në Zvicër për “like” në facebook!
Ai e ka etiketuar luftëtarin për mbrojtjen e kafshëve” si “antisemit”, racist etj. Krahas kësaj, ai i ka shënuar me “like” shumë postime të personave të tretë me përmbajtje të ngjashme
Në Zvicër sot ka ndodhur gjykim i parë i një personi për shenjën e njohur “like” të përdorur në rrjetin social, facebook. Një person i moshës 45 vjeçare e ka etiketuar luftëtarin e njohur për mbrojtjen e kafshëve, dr. Erwin Kessler dhe shoqatën “kundër fabrikave të kafshëve” si “antisemit” gjegjësisht “shoqatë antisemite”, “racistë dhe “fashistë”, shkruajnë mediat zvicerane.
Krahas kësaj, ai i ka shënuar me “like” shumë postime të personave të tretë me përmbajtje të ngjashme, si dhe i ka komentuar dhe i ka shpërndarë ato, transmeton albinfo.ch.
Duke bërë “like”, personi i përmendur në mënyrë indirekte, me vlerësimin si pozitive të atyre postimeve dhe me shpërndarjen e tyre ai ka lënduar personin të cilit i referoheshin këto “like”. Pra ai në këtë mënyrë edhe i përvetësonte ato etiketime, është qëndrimi i Gjykatës së Qarkut të Cyrihut. Veç kësaj ai shpërndante përmbajtje të ndryshme në facebookduke i bërë ato të qasshme për një publik më të gjerë, thuhet në vendimin gjyqësor.
Nga ana tjetër, i akuzuari është përpjekur që “like”-t e tij t`i sqarojë duke theksuar se përmbajtjet e postuara i konsideronte të vërteta. Veç tjerash ai ka thënë se është e vërtetë që Erwin Kessler para disa vitesh qe dënuar për racizëm, përcjell albinfo.ch. Por, “likuesi” nuk ka mundur të dëshmojë racizmin e të etiketuarit me ndonjë veprim të tij aktual në atë drejtim.
Gjykata e ka dënuar personin në fjalë për shpifje të shumëfishta me dënim me kusht prej 40 njësish ditore nga 100 franga. Por ai ka të drejtë ankese në Gjykatën e Lartë të Cyrihut.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










