Bota
Dënohet me burg, fyente të huajt në Facebook
Shumë politikanë në Gjermani janë ankuar për rritjen e komenteve ksenofobike vitet e fundit, një fenomen që ka përkuar me ardhjen e qindra mijë refugjatëve në vend.
Një gjykatë në Würzburg, në jug të Gjermanisë, e ka dënuar një përdorues në Facebook me një vit e gjysmë burgim, sepse kishte shkruar aty komente ultra të djathta. Vitin e kaluar, një gjykatë tjetër lokale e kishte dënuar të njëjtin person mashkull me dy vjet e tre muaj burgim. Kjo pasi në vitin 2014 ai kishte publikuar slogane që bënin thirrje për dhunë dhe vrasjen e hebrenjve, të huajve dhe refugjatëve, shkruan DW, përcjell albinfo.ch.
Të hënën gjykatësit regjistruan se personi shprehu keqardhje që i kishte shkruar komentet. Megjithatë, ata e justifikuan dënimin, duke thënë se personi kishte një histori të gjatë fyerjesh dhe se shprehjet e urrejtjes janë shtuar në Gjermani.
Shumë politikanë në Gjermani janë ankuar për rritjen e komenteve ksenofobike vitet e fundit, një fenomen që ka përkuar me ardhjen e qindra mijë refugjatëve në vend.
Në shtator 2015 qeveria gjermane u kërkoi kompanive të internetit, si Google, Twitter dhe Facebook, që të largojnë shprehjet e urrejtjes nga faqet e tyre brenda 24 orëve pas raportimit. Por, shumë përdorues thanë se kërkesat e tyre për t’i hequr përmbajtjet fyese shpesh nuk marrin përgjigje.
Javën e kaluar politikani gjerman, Volker Kauder, propozoi një dënim me 50.000 euro për çdo koment fyes që kompanitë mediatike nuk e largojnë nga faqet e tyre.
Qeveria gjermane ndërkohë ka planifikuar të zbatojë një sistem kompensimesh për viktimat e urrejtjes në internet. Në shtator Zyra Federale e Policisë Kriminale nisi kërkime në gjithë vendin për të kapur ata që përhapin urrejtje në mediat sociale.
E-Diaspora
-
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, Mes lotësh, ylli kosovar tregon fëmijërinë e vështirë dhe përkushtimin e prindërve për suksesin e tij... -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Londër
Në Londër hapet ekspozita “Metamorph” e artistes Gabi Pallaska -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih
Jeta në Austri
-
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja Çiklistja, një grua 60-vjeçare austriake pësoi lëndime të rënda dhe u dërgua me ambulancë në Spitalin... -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë












