Shkurt.ch
Dënohet me 13 vjet burg për abuzim seksual të vajzave
Mes viteve 2006-2011 si kujdestar i fëmijëve të vegjël ka bërë abuzime të ënda seksuale mbi vajzat nga mosha një vit e gjysmë deri në gjashtë vjeçe
Trupi gjykues i Gjykatës së Qarkut të Cyrihut ka ndjekur qëndrimin e prokurorit, duke i shqiptuar edukaorit të fëmijëve të vegjël një dënim prej 13 vitesh burg. Personi në fjalë është dënuar për veprat penale përdhosje, përdhunim seksual, veprime seksuale me fëmijë, pornografi etj.
Po ashtu trupi gjykues i ka shqiptuar të dënuarit edhe masën e trajtimit stacionar psikiatrik.
———–
Në Gjykatëne Qarkut në Cyrih ka filluar procesi gjyqësor ndaj një edukatori me profesion, të cilin akuza e ngarkon me vepra penale të keqtrajtimit seksual të vajzave të vogla në një numër të madh rastesh të dokumentuara. Prokurori kërkon 13 vjet burg dhe izolim të këtij personi. Në rast se masat stacionare nuk japin rezultat, atij duhet t`i shqiptohet masa e izolimit (në psikiatri), ka thënë prokurori i lëndues. Kjo për faktin se sipas tij, me shërbimin ambulator realizimi i kësaj mase që shqiptohet krahas dënimit nuk është i mundur.
Ish edukatori i fëmijëve të vegjël akuzohet se në periudhën mes viteve 2006-2011 në dy çerdhe fëmijësh dhe në raste tjera si kujdestar privat i fëmijëve të vegjël ka bërë abuzime të ënda seksuale mbi vajzat nga mosha një vit e gjysmë deri në gjashtë vjeçe.
Veç kësaj, ai në disa raste edhe i ka fotografuar dhe filmuar veprimet e tij, duke i këmbyer ato në internet me rrjetin e pedofilëve tjerë, shkruan aargauerzeitung.ch
Akuza që e ngarkon atë ka të bëjë me përdhunim seksual, veprime seksuale me fëmijë, pornografi dhe delikte të tjera.
Sipas palës paditëse, i akuzuari veç tjerash është edhe një gënjeshtar notor. Ai gjatë gjithë kohës ka pranuar vetëm aq sa ka mundur t`i dëshmohet si vepër e kryer nga ai. Fillimisht ai ka pranuar tri raste shkeljeje, duke u betuar se raste të tjera nuk ka pasur. Por ndërkohë atij i janë dëshmuar shtatë raste. Ndërkaq, prokuroria beson të ketë pasur edhe raste të mëhershme të ngjashme.
Nga ana e tij, i akuzuari ka arsyetuar veprimet e tij duke thënë se vetë, ka dëshiruar të jetë “i dashur” me fëmijët e vegjël, për të abuzimin me të cilët akuzohet. Por ai ka pranuar para Gjykatës së Qarkut se ka kryer “veprime shumë të rënda” dhe ndjehet fajtor se ka abuzuar me fëmijët.
E-Diaspora
-
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia Një 28-vjeçar dhe një 33-vjeçar shqiptar u arrestuan në vendngjarje. Njëri prej tyre kishte pësuar plagë... -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










