Lajme
Dënohen dy policë zviceranë: Kanë hyrë pa të drejtë në shtëpinë e kosovarit
Polici 34 vjeçar i kishte kthyer krahun pas shpine kosovarit 33-vjeçar kur ai nuk kishte dashur t'i linte policët të hynin në banesë
Gjykata e qarkut në Bülach (ZH) ka dënuar të enjten një police dhe një polic të kantonit me gjoba me kusht, transmeton albinfo.ch. Ata po gjykoheshin për kontrollimin pa leje, të shtëpisë së një familjeje kosovare.
Polici 34-vjeçar i kantonit mori një gjobë me kusht prej 90 njësish ditore prej 120 frangash për shpërdorim detyre, shkelje të ligjit dhe sulm, plus një gjobë prej 500 frangash.
Kolegia e tij 30-vjeçare u dënua me gjobë me kusht prej 60 njësish ditore prej 100 frangash. Ajo nuk ka marrë gjobë pasi për dallim nga kolegu i saj nuk e ka sulmuar fizikisht familjarin kosovar.
Kolegu i saj i kishte kthyer krahun pas shpine kosovarit 33-vjeçar kur ai nuk donte t’i linte policët të hynin në banesë, shkruan sda.ch. Me aktgjykimin e saj, gjykata ka përmbushur kërkesën e prokurorisë publike, e cila kishte kërkuar edhe gjobë me kusht dhe në rastin e punonjësit të policisë gjobë shtesë.
“Ata të dy kanë kryer trajnim policor,” tha gjyqtari në hapjen e vendimit. “Si punonjës policie duhet ta dinin që nuk kanë qasje në banesë, pa leje”.
Kontrolli në orën gjashtë të mëngjesit
Polici dhe policja nuk kanë dashur të bënin asnjë deklaratë dhe lanë avokatët e tyre të flisnin. Sipas tyre, për një kontroll të tillë nuk kërkohej një urdhër kontrolli.
Punonjësit e policisë kishin marrë urdhër nga prokuroria publike për gjetjen sa më të shpejtë të një shkelësi të shpejtësisë së ngasjes së motorit – vëllait të 33-vjeçarit, i cili kishte hapur derën, përcjell albinfo.ch. Megjithatë, gjykata nuk e njohu këtë presion kohor, pasi personi që kishte bërë këtë shkelje, e kishte pranuar tashmë deliktin e tij.
Kontrolli i banesës është bërë në prill të vitit 2020 herët në mëngjes në orën gjashtë.
Aktgjykimi nuk është ende i formës së prerë, ai ende mund të apelohet. Polici 34-vjeçar ende punon për policinë e kantonit, por në një pozicion tjetër. Çfarë do të thotë dënimi për vendin e tij të punës, e tij është ende e hapur, transmeton albinfo.ch. Kolegia e tij nuk ka dashur të japë informacione për punëdhënësin e saj aktual. Kështu, mbetet e hapur nëse ajo punon ende si police
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Hapet shkolla shqipe në Lubjanë për fëmijët e diasporës Nisma realizohet nga Shoqata Shqiptare “Migjeni” me mbështetjen e Ambasadave të Shqipërisë dhe Kosovës... -
Iftari tradicional bashkon personalitete fetare, institucionale dhe diplomatike në Wil -
Lucern
Mbi 100 shahistë në turneun tradicional humanitar të shahut në Lucern -
Më 8 mars në Cyrih, panel mbi sfidat e grave në familje dhe shoqëri -
SVP, me 3700 nënshkrime kundër xhamisë së shqiptarëve në Schwyz
Jeta në Austri
-
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 Të dhënat e reja të Statistik Austria tregojnë më pak martesa dhe divorce në vitin 2025,... -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore -
Baden
Baden-Austri: SHKA „17 Shkurti“ organizon të shtunën koncert për Pavarësinë e Kosovës -
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra














