Shkurt.ch
Dënohen blerësit nga Zvicra që mashtrojnë doganat gjermane
Kundër disa blerësve janë iniciuar edhe procedura të ndjekjes, në rastet kur vlera e mallit ka qenë më e lartë se 275 eur
Banorët e Zvicrës që “bëjnë pazaret” e tyre në Gjermani mund të kërkojnë në kufi kthimin e tatimit të vlerës së shtuar, që e kanë paguar me rastin e blerjes. Por, është zbuluar se shumë nga ta përdorin truke të ndryshme për të përfituar më shumë para, shkruan 20minuten.ch.
Ata, për shembull, grumbullojnë dëshmitë e pagesave të të tjerëve ose paguajnë për blerjet e miqve të tyre gjermanë dhe megjithatë kërkojnë para në kufi, edhe pse malli mbetet në Gjermani, transmeton albinfo.ch. Por, tash zyrtarët e doganave kanë gjetur një mënyrë për t`i penguar.
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave e Gjermanisë nga korriku ka filluar aplikimin e regjimit të ri në këtë drejtim. Dhe tashmë janë kapur dhe dënuar së paku 100 zviceranë. Gjobat e shqiptuara sillen nga 20 deri në 55 euro. Vetëm në zyrën kryesore të doganave në Singen, që është përgjegjëse për vijën kufitare nga Konstanca deri në Bad Säckingen janë shqiptuar qindra gjoba.
Ndërkaq, kundër disa blerësve janë iniciuar edhe procedura të ndjekjes, në rastet kur vlera e mallit ka qenë më e lartë se 275 euro.
Sipas nënkryetarit të Sindikatës së Doganave të Gjermanisë, Wolfgang Kailer, rregullat e reja e kanë arritur qëllimin, përcjell albinfo.ch. Ai thotë se është duke u vënë re se tash ka më pak njerëz që provojnë të mashtrojnë.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Slloveni
Ganimet Shala, e vetmja shqiptare që kandidon për deputete në Slloveni Shqiptarja nga Lubjana synon një vend në Parlamentin e Sllovenisë, duke premtuar ndershmëri, guxim dhe angazhim... -
Bau Investment Schweiz AG zgjeron portofolin me një nga projektet rezidenciale më të larta në Effretikon -
Zvicër: Sa flitet gjuha shqipe në shtëpi -
Gjermani
Turnir futsalli në Berlin për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së -
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore












