Shkurt.ch
Dënimi për biletë do të vlejë për gjithë Zvicrën dhe për të gjithë transportuesit
Aktualisht për SBB-në, Postauto Schweiz dhe ndërmarrjet tjera për transportim të udhëtarëve, funksionojnë regjistra separatë për udhëtarët në të zezë
Duke filluar nga prilli i vitit 2019, në Zvicër do të hyjë në fuqi mbajtja e një regjistri nacional për pasagjerët që kapen “në të zezë”, gjegjësisht shfrytëzojnë shërbimet e transportit publik pa biletë valide. Këtë risi e ka konfirmuar shoqëria “Direkter Verkehr Schweiz” për radion SRF.
Qëllimi i funksionalizimit të këtij regjistri është ndjekja e recidivistëve (atyre që e përsërisin veprën), transmeton albinfo.ch. Ata duhet të ndiqen në nivel vendi dhe të ndëshkohen me shuma më të larta se sa të tjerët që kanë bërë vetëm një shkelje. Emri i shënuar në regjistër si shkelës do të mbetet aty në dy vitet në vijim.
Aktualisht për SBB-në (Ndërmarrja Federale e Hekurudhave), Postauto Schweiz dhe ndërmarrjet tjera për transportim të udhëtarëve, funksionojnë regjistra separatë për udhëtarët në të zezë, përcjell albinfo.ch. Në këtë mënyrë, personat që udhëtojnë pa biletë në njërën ndërmarrje, mbetet i padënuar kur udhëton me ndërmarrjen tjetër të transportit.
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










