Shkurt.ch
Dënim me kusht për gardianen e arratisur nga burgu me të dashurin e saj të burgosur
Angela Magdici është dënuar nga Gjykata e Qarkut në Dietikon (Cyrih) me 15 muaj burg me kusht, që nënkupton se nuk detyrohet të vuajë burg efektiv.
Rasti i Angela Magdici nga Cyrihu pati bërë bujë të madhe në mediat zvicerane vitin e kaluar. Ikja spektakolare nga burgu e gardianes zvicerane së bashku me të dashurin e saj, të burgosurin sirian, Hassan Kiko, ishte diçka e denjë vetëm për filma. “Bonny and Clyde” (Boni e Klajd) ose Romeo e Xhuljeta, ishin emërtimet me të cilat identifikohej çifti i ri i jashtëzakonshëm, nga mediat.
Megjithatë, çifti aventurist nuk kishte mundur të shkonte larg, ishte kapur shpejt në Itali dhe ishte ekstraduar në Zvicër, ku do t`u bëhej dënimi, shkruajnë mediat zvicerane.
Ndërkohë që Hassan Kiko kishte vazhduar dënimin dhe ende mbetet e hapur nëse do të marrë një dënim shtesë, dënimi i të dashurës së tij është bërë sot.
Angela Magdici është dënuar nga Gjykata e Qarkut në Dietikon (Cyrih) me 15 muaj burg me kusht, që nënkupton se nuk detyrohet të vuajë burg efektiv. Avokati i saj kishte kërkuar për klienten e tij vetëm gjashtë muaj me kusht me një kohë provuese prej dy vitesh. Nga ana tjetër, Prokuroria ishte për një dënim të kombinuar me kusht prej 27 muajsh, nga të cilët shtatë muaj do të ishin burg efektiv.
Angela ka thënë se vendimi për t`u arratisur ka qenë mendjelehtë dhe se është penduar për këtë. Por ajo vazhdon ta dojë Hassanin e saj, i cili mund të marrë një dënim shtesë prej deri 6 muajsh burg.
E-Diaspora
-
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore "Suksesi im elektoral bazohet në masë të rëndësishme në mbështetjen e komunitetit shqiptar" thotë Arber Bullakaj... -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën -
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore












