Kosova
15 vjet burgim ndaj të akuzuarit për pjesëmarrje në masakrën e Izbicës
Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 15 vjet burgim Muhamet Alidemajn të premten, pasi e shpalli fajtor për pjesëmarrje në kryerjen e masakrës së Izbicës, ku forcat serbe vranë mbi 130 njerëz në luftën e vitit 1998-’99.
“I akuzuari M.A., me dashje dhe në bashkëkryerje me pjesëtarë të forcave policore dhe ushtarake serbe, shkeli rëndë rregullat e së drejtës ndërkombëtare gjatë kohës së luftës kundër popullsisë civile dhe pasurisë së tyre”, tha gjykata në një njoftim të premten.
Në masakrën e Izbicës – fshat në Skenderaj në veriperëndim të Prishtinës, forcat serbe i vranë mbi 130 shqiptarë, në mars të vitit 1999.
Alidemaj u arrestua në mars të vitit 2021 dhe prej atëherë është mbajtur në paraburgim. Koha e kaluar në paraburgim do t’i llogaritet në vuajtjen e dënimit me burgim.
Alidemaj, së bashku me forcat ushtarake dhe policore serbe, i ndanë gratë dhe fëmijët nën moshën 12-vjeçare nga turma dhe nën kërcënimin e armëve i detyruan të shkojnë në drejtim të Shqipërisë, ndërsa burrat e mbetur i ekzekutuan me armë automatike, duke i vrarë 130 njerëz në Izbicë në mars 1999, tha gjykata.
Ai u shpall fajtor edhe për pjesëmarrje në trajtim çnjerëzor, cenim të integritetit trupor dhe të shëndetit, zhvendosje, grabitje dhe shkatërrim të pasurisë civile.
Alidemaj – i cili është shtetas i Serbisë i nacionalitetit shqiptar – i ka mohuar akuzat.
Ai ka të drejtë të ankohet ndaj dënimit me burgim.
Gjatë luftës së fundit në Kosovë më 1998-’99 u vrarë më shumë se 13.000 civilë dhe mijëra të tjerë u zhdukën.
Mbi 1.600 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur – pjesa më e madhe e tyre shqiptarë./REL
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026











