Shkurt.ch
Dënim me burg të përjetshëm për vrasësin e katërfishtë nga Rupperswil-i
I dënuari, ka pranuar se ka vrarë një grua, dy djemtë e saj dhe partneren e njërit prej djemve
Një proces gjyqësor i cili ka qenë temë debatesh të pashembullta në mediet zvicerane të javëve të fundit, ka përfunduar sot me vendimin gjyqësor, burg të përjetshëm, shkruajnë sot të gjitha mediet e këtushme.
Fjala është për gjykimin e vrasësit të katërfishtë, të njohur tashmë me nofkën “vrasësi i Rupperswilit”, zviceranit 34 vjeçar Thomas N. Përveç dënimit kapital, me burg të përjetshëm. Gjykata e Qarkut në Lenzburg, Kantoni Aargau atij i ka shqiptuar edhe masën e terapisë ambulantore të plotë (psikiatrike), transmeton albinfo.ch. Po ashtu atij i është shqiptuar wedhe masa e kujdestarisë.
Viktimat përveç që janë vrarë, janë trajtuar nga i akuzuari në mënyrë poshtëruese, ka qenë arsyetimi që trupi gjykues ka dhënë për vendimin e tij. Ai, gjatë aktit të kryer, ka pasur disa herë mundësinë që të ndryshonte planin e tij, por nuk e ka bërë, thuhet më tutje në vendim.
Vetë akti është kryer me gjakftohtësi dhe po ashtu “e ftohtë” ka qenë edhe sjellja e kryesit të tij, pastaj. Ai ka vepruar në mënyrë shumëfish të paskrupullt dhe të papërgjegjshme. “Ai e dinte këtë dhe ai e dëshironte po këtë”, ka thënë kryetari i trupit gjykues”.
Tashmë i dënuari, ka pranuar se ka vrarë një grua, dy djemt e saj dhe partneren e njërit prej djemve, përcjell albinfo.ch. Ndërsa si motiv për kryerjen e këtij krimi të rëndë ai ka përmendur qëllimin për sulm seksual mbi djalin 13 vjeçar të familjes së përmendur.
Rrethanat lehtësuese si sjellja e tij kooperuese gjatë procesit, paragjykimi nga mediet dhe sjellja e tij gjatë paraburgimit, nuk kanë pasur ndikim në vendimin e gjykates. Për këtë arsye ajo ka shqiptuar dënimin më të lartë të mundshëm në gjyqësinë zvicerane, duke përmbushur edhe kërkesën e prokurorit.
E-Diaspora
-
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane Prej më shumë se dhjetë vitesh, familja Markaj në Obersiggenthal e shndërron oborrin e saj në... -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











