Lajme
Dëmtohen simbolet e Kosovës në Konsullatën e Frankfurtit
Është grisur me mjete të forta stema e Republikës së Kosovës, ndërsa në gjuhën serbe është shkruar: “Kosova është Serbi"
Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës dënon ashpër, aktin vandal të kryer nga persona ende të paidentifikuar mbi simbolet e Konsullatës së Republikës së Kosovës në Frankfurt. Mbishkrimet “Kosova është Serbi” kanë shtyrë shefin e diplomacisë kosovare, Enver Hoxhaj të kërkoj nga autoritete gjermane që të zbulojnë autorët. Sipas një njoftimi lëshuar nga MPJ në Prishtinë, të shtunën pasdite, zyrtarët e Konsullatës në Frankfurt kanë vërejtur se janë dëmtuar simbolet shtetërore të Republikës së Kosovës, stema dhe shenja e Konsullatës në derën kryesore të hyrjes.
“Me këtë rast është grisur me mjete të forta stema e Republikës së Kosovës, ndërsa në gjuhën serbe është shkruar: “Kosova është Serbi”. Pas evidentimit të rastit, përveç Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, zyrtarët e Konsullatës menjëherë kanë njoftuar Policinë gjermane dhe autoritet relevante, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë proceduar me rastin”, thuhet në njoftim. Pas kontrolleve më të detajuara, siç thuhet më tej, është evidentuar se pjesët tjera të objektit, nuk kanë ndonjë shenjë të ndonjë ndërhyrje të dhunshme dhe se akti është kryer vetëm jashtë objektit. Autoritetet e policisë gjermane, ndërkaq sipas një njoftimi, po kryejnë të gjitha procedurat e nevojshme për zbardhjen e plotë të kryerësve dhe motiveve të këtij akti. “Me këtë rast, MPJ e Kosovës shpreh indinjatën e saj për këtë akt të ulët të kryer ndaj simboleve shtetërore të Republikës së Kosovës, duke ritheksuar vendosmërinë e misioneve diplomatike e konsullore dhe tërë shërbimit të jashtëm të Kosovës për fuqizimin e mëtutjeshëm të subjektivitet ndërkombëtar të Republikës së Kosovës dhe avancimin e vazhdueshëm të shërbimeve konsullore për qytetarët e Kosovës me qëndrim jashtë vendit”, thuhet në reagimin e MPJ-së.Diplomacia kosovare shpreh konsideratat më të larta për autoritetet gjermane për angazhim që po bëjnë për zbardhjen e këtij rasti, duke shprehur besimin e plotë se shumë shpejt do të gjenden edhe kryerësit e këtij akti vandal dhe se ata do të ballafaqohen me drejtësinë. “MPJ e Kosovës thekson se akte të tilla të ulëta nuk kanë kurrfarë ndikimi në punën dhe imazhin e fuqishëm shtetëror të Republikës së Kosovës në çdo pjesë të botës, ku përfaqësohet me misione diplomatike dhe konsullore”, thuhet në fund të reagimit.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë












