Zhvillim
Dëmtohen rrugët si pasojë e punimeve jocilësore
Si rezultat i punimeve jocilësore dhe mirëmbajtjes jo të mirë, gjendja e infrastrukturës rrugore në Kosovë është tejet e rënduar.
Organizata joqeveritare “AVONET” nëpërmjet një komunikate për media vlerëson se ekzekutimi i punimeve në infrastrukturë rrugore është shumë i dobët dhe jocilësor dhe si rezultat ka dëmtime të shpejta të rrugëve, të cilat për t’u sanuar e rëndojnë buxhetin e Kosovës, por në disa raste gjendja jo e mirë e rrugëve paraqet edhe rrezik për komunikacion.
Kjo organizatë i bënë thirrje të gjitha institucioneve të shtojnë kujdes të veçantë në mbikëqyrje për ngritjen e cilësisë së punimeve të infrastrukturës rrugore si dhe mirëmbajtjes së rrugëve.
“Qeveria e Kosovës, tash e disa vite me radhë, investimet kapitale në pjesën më të madhe i ka orientuar në ndërtimin e rrugëve duke menduar se do të derivojë në zhvillim ekonomik, mirëpo mbetet për një analizë dhe vlerësim më të hollësishëm se niveli i tanishëm i zhvillimit ekonomik se a është në harmoni dhe a i përgjigjet asaj që investimet kryesore kapitale është dashur dhe duhet të orientohen në ndërtimin e rrugëve”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga AVONET.
AVONET kërkon nga Ministria e Infrastrukturës që të themelojë një komision dhe të bëjë vlerësimin e gjendjes së rrugëve dhe në këtë komision të ketë përfaqësues nga shoqëria civile.
E-Diaspora
-
Shoqata “Parandalo”, debat për shëndetin mendor Shëndeti mendor si rrugëtim i përbashkët: informim, dialog dhe kujdes për veten... -
Davos
House of Kosova në Davos: Diplomaci aktive gjatë ditës, tinguj rok në mbrëmje -
Gjermani
Humb jetën në aksident mergimtarja shqiptare nga Gjermania -
SHBA
Labearta Hasanramaj specializon në SHBA dhe bën shqiponjën me duar -
Skoci
Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për fermë kanabisi në Skoci
Jeta në Austri
-
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin "Në rregull, po vij, dhe do të paraqitem para gjyqit", kishte thënë i akuzuari për vjedhje... -
Sidrit Vokshi dëshiron të përfaqësojë Austrinë në Eurovision -
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt











