Demonstrata kundër miratimit të iniciativës
Protestuesit kanë shqiptuar sloganin: "Ne të gjithë jemi të huaj kriminelë"
Një numër demonstruesish, disa prej të cilëve kishin vënë maska në fytyrë kanë protestuar në qendrat e qyteteve Bernë dhe Lozanë kundër miratimit nga populli të iniciativës së SVP-së për dëbimin e të huajve me dosje krimi.
Në Bernë, siç njofton televizioni SF1 kanë qenë disa qindra protestues që kanë parakaluar në qendër të qytetit. Ata kanë bllokuar trafikun në afërsi të stacionit qendror hekurudhor, kanë ndezur flakadanë dhe kanë skanduar parulla kundër SVP-së.
Disa nga demonstruesit kanë sulmuar dhe dëmtuar dyert e një hoteli dhe të një banke. Policia ia ka dalë që të pengojë përshkallëzimin më të madh të protestës.
Ndërsa në Lozanë rreth 100 veta kanë protestuar po ashtu kundër rezultateve të referendumit. Sipas tyre, në vigjilje të referendumit partitë e djathta nuk kanë treguar pothuajse fare prani në opinion, duke i lënë kështu hapësirë veprimi SVP-së. Protestuesit kanë shqiptuar slogane si: “Ne të gjithë jemi të huaj kriminelë” dhe “Delet e votojnë SVP-në”.
Në orët e vona të mbrëmjes, protesta ka pasur edhe në Cyrih.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











